BOTA /

Rusia sulmon Ukrainën, vde*in 2 fëmijë! Zelensky: Heshtja e SHBA po trimëron Putin

Këto zhvillime ndodhën vetëm një ditë pas një sulmi tjetër të madh që goditi kryeqytetin ukrainas, një ndër më të mëdhenjtë që nga nisja e agresionit rus. Pavarësisht ashpërsimit të luftimeve, diplomacia vazhdon të kërkojë rrugëdalje.

Shkruar nga Versus

Rusia sulmon Ukrainën, vde*in 2 fëmijë! Zelensky: Heshtja e SHBA

Një tjetër natë tragjike për Ukrainën, pas një vale të re sulmesh të përmasave masive nga Rusia në orët e para të së dielës. Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet rajonale dhe shërbimet e emergjencës, të paktën 12 civilë kanë humbur jetën dhe 56 të tjerë janë plagosur në të gjithë territorin ukrainas.

Në mesin e viktimave tragjike janë dy fëmijë të moshës 8 dhe 12 vjeç, si dhe një 17-vjeçar, të cilët u vranë në qytetin e Zhytomyr, pas goditjes së një blloku banimi nga një raketë ruse.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës njoftoi se 367 raketa dhe dronë janë përdorur në sulmin ajror të fundit, një ndër më të rëndët që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit 2022. Rajoni i Kievit u godit rëndë, duke regjistruar 4 viktima dhe 16 të plagosur, sipas autoriteteve lokale.

Zelensky: “Heshtja e Amerikës dhe e botës e trimëron Putinin”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, reagoi menjëherë pas sulmeve, duke denoncuar intensifikimin e dhunës dhe dështimin e bashkësisë ndërkombëtare për të ndërmarrë masa të forta.

“Çdo sulm terrorist rus i këtij lloji është arsye e mjaftueshme për sanksione të reja ndaj Rusisë. Heshtja e Amerikës dhe e të tjerëve në mbarë botën vetëm sa e trimëron Putinin”, deklaroi Zelensky, duke theksuar se objektivat civile po goditen qëllimisht nga Kremlini.

Këto zhvillime ndodhën vetëm një ditë pas një sulmi tjetër të madh që goditi kryeqytetin ukrainas, një ndër më të mëdhenjtë që nga nisja e agresionit rus. Pavarësisht ashpërsimit të luftimeve, diplomacia vazhdon të kërkojë rrugëdalje.

Të shtunën u realizua një shkëmbim i gjerë i të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës, një ndër më të mëdhenjtë që nga nisja e luftës. Megjithëse ky veprim u cilësua si një hap pozitiv në drejtim të humanizimit të konfliktit, vlerësimet ndërkombëtare tregojnë se ai është i pamjaftueshëm për të sjellë një armëpushim real.

Situata mbetet jashtëzakonisht e tensionuar, me komunitetin ndërkombëtar që përballet me presionin për të reaguar më fort ndaj agresionit të vazhdueshëm rus dhe për të mbështetur më tej Ukrainën në aspektin diplomatik dhe ushtarak. /Versus.al/

Poll