BOTA /

Reagon Rusia: "Polonia dëshiron të përshkallëzojë konfliktin, nuk ka prova që 20 dronët ishin tonët..."

Polonia i ka kërkuar NATO-s të aktivizojë Nenin 4 të Traktatit të NATO-s, i cili parashikon konsultime midis aleatëve në rast të një kërcënimi ndaj njërit prej anëtarëve të saj. Të paktën 19 shkelje të hapësirës ajrore polake janë regjistruar dhe të paktën tre dronë rusë u rrëzuan gjatë natës, tha të mërkurën Kryeministri i këtij shteti anëtar të NATO-s dhe BE-së.

Shkruar nga Versus
Reagon Rusia: "Polonia dëshiron të përshkallëzojë
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov

Ministria e Jashtme ruse akuzoi Poloninë të mërkurën se po përpiqet të "përshkallëzojë" konfliktin në Ukrainë duke përhapur "mite" rreth dronëve të hyrë në hapësirën ajrore polake, të cilët Varshava pretendon se janë dërguar nga Rusia.
Në një deklaratë të veçantë dërguar AFP-së, ambasada ruse në Poloni tha se autoritetet polake nuk i kishin ofruar asaj "prova" që tregojnë se këto dronë ishin me origjinë ruse. 
“Pala polake (...) e ka akuzuar Rusinë plotësisht pa bazë për provokime”, shtoi ambasada.

Reagon Rusia: "Polonia dëshiron të përshkallëzojë
Radoslaw Sikorski

Ndërkohë ministri i Jashtëm polak tha të mërkurën se nuk kishte "asnjë dyshim" se ndërhyrja e rreth 20 dronëve në territorin e shtetit anëtar të NATO-s dhe BE-së nuk ishte aksidentale.
"Nuk kemi dyshim se kjo nuk ishte aksidentale", u tha Radoslaw Sikorski gazetarëve, duke denoncuar "një rast sulmi të paprecedentë, jo vetëm në territorin polak, por edhe në territorin e NATO-s dhe Bashkimit Evropian".

Reagon Rusia: "Polonia dëshiron të përshkallëzojë
Donald Trump dhe Karol Nawrocki

Donald Trump do të takohet me presidentin nacionalist polak Karol Naërocki të mërkurën në lidhje me dronët rusë të kapur në Poloni gjatë natës, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë për AFP-në.
Presidenti amerikan dhe ekipi i tij "po ndjekin lajmet që vijnë nga Polonia", tha ai, duke folur në kushte anonimiteti. /VERSUS/ 

Poll