Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, paralajmëroi sot për "rrezikun real" të përhapjes së konfliktit përtej kufijve të Ukrainës, pas përgjimit të dronëve rusë në Poloni.
Ky episod "nënvizon edhe një herë ndikimin rajonal dhe rrezikun real të përhapjes së këtij konflikti shkatërrues", tha Stephane Dujarric, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.







