BOTA /

Rusia tallet me përplasjet mes Trump dhe CEO-s së Tesles: I ofrojmë Musk azil politik!

Shkruar nga Versus
Rusia tallet me përplasjet mes Trump dhe CEO-s së Tesles: I
Donald Trump/Elon Musk

Rusia ka komentuar me ironi përplasjen mes presidentit amerikan Donald Trump dhe Elon Musk.

Dmitry Novikov, nënkryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore për Çështjet Ndërkombëtare, komentoi konfliktin në rrjetet sociale dhe në deklarata për për gazetarët mbi të cilat janë përqendruar të gjitha sytë e botës.

''Mendoj se Musk po luan një lojë krejtësisht të ndryshme, (prandaj) ai as nuk do të ketë nevojë për azil politik, megjithëse, sigurisht, Rusia mund ta ofrojë atë nëse është e nevojshme - tha Novikov për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TAS, siç raportohet nga "Newsweek".

Ndërsa zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, Dmitry Medvedev, shkroi me ironi se Moska është e gatshme të ndërmjetësojë në "bisedimet e paqes" midis Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe miliarderit Elon Musk.

"Ne jemi të gatshëm të lehtësojmë përfundimin e një marrëveshjeje paqeje midis D dhe I për një tarifë të arsyeshme, dhe pranojmë aksionet e Starlink si pagesë. Mos u grindni, djema ", shkroi Medvedev në rrjetin X.

Më herët gjatë ditës së sotme, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia nuk do të ndërhyjë në mosmarrëveshjen midis Trump dhe Musk.

Shkaku i konfliktit mes Trump dhe Musk thuhet se është projektligji  i ri i administratës së presidentit amerikan i cili aktualisht është duke u disktutuar në Senat.

Musk ka qenë kritik i ashpër, duke përmendur vlerësime se miratimi i projektligjit do të rrisë deficitin buxhetor me 2.4 trilionë dollarë./Versus.al

 

Poll