
Historitë personale të 59 të rinjve që humbën jetën në zjarrin tragjik të diskotekës “Pulse” në Koçan, Maqedonia e Veriut, janë rrëqethëse dhe të mbushura me dhimbje. Një nga këto histori është ajo e Tose Bogdanov.
Tose Bogdanov kishte dalë atë mbrëmë me miqtë e tij për të festuar lindjen e djalit të tij. Gëzimi i atij momenti u shndërrua në një tragjedi kur zjarri shpërtheu në lokal.
“Tose kishte një djalë dhe doli për të festuar me miqtë lindjen e fëmijës. Ai donte të festonte me miqtë e tij dhe shkoi në një disko, dhe tani ai është larguar përgjithmonë”, tha një person për Informer.
Të paktën 59 persona humbën jetën sot në orët e para të mëngjesit në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti me mbi 1.500 pjesëmarrës në një lokale nate.
Mbi 155 persona është raportuar se janë plagosur – mbi 80 prej tyre janë transferuar në klinikat e Shkupit, qytet rreth 100 kilometra larg Koçanit.







