Çfarë do të gjeni në brendësi
Të paktën 50 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate* Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut a nisur hetime dhe po bën verifikime për të zbuluar të gjithë ata që mund të kenë kontribuar në organizimin dhe zhvillimin e ngjarjes që çoi në këtë katastrofë* Dalin pamjet nga brenda lokalit të natës në Maqedoninë e Veriut, ku humbën jetën 51 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë.* Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski ka reaguar në rrjetet sociale për zjarrin e tmerrshëm në Koçan të Maqedonisë së Veriut që la pas 51 viktima. * Kryeministri Edi Rama reagon për tragjedinë me 51 viktima në Maqedoninë e Veriut. Në rrjetin social "X" kreu i qeverisë shqiptare i shpreh ngushëllimet atyre që kanë humbur të afërmit, ndërsa tregon mbështetjen e Shqipërisë në këtë moment të vështirë.* Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet e tij dhe të popullit shqiptar për tragjedinë në Maqedoninë e Veriut, ku humbën jetën 51 qytetarë dhe mbi 100 të tjerë u lënduan.* Detaje të reja kanë dalë nga tragjedia në Maqedoninë e Veriut. Sipas informacioneve, viktimat janë raportuar të jenë nga mosha 14 deri në 25 vjeç. *Ka shkuar në 59 numri i viktimave nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan të Maqedonisë së Veriut.*Sipas informacioneve në media, Qeveria do të marrë vendim për 7 ditë zie për shkak të tragjedisë në Koçan ku një zjarr u mori jetën 59 të rinjve dhe plagosi mbi 155 të tjerë.
Tragjedia në Maqedonisë së Veriut/ Qeveria shpall shpall 7 dite zie! Arrestohen zyrtarë
Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka nisur seancën e sotme me një minutë heshtje në nder të së rinjve që humbën jetën tragjikisht pasi klubi u përfshi nga zjarri.
Në seancën e sotme të jashtëzakonshme të qeverisë, u mor vendimi për shpalljen e 7 ditëve zie në mbarë vendin.
“Të gjithë duhet t’i binden vendimit, pasi dënimet për mosrespektim do të jenë të rënda. Në këto ditë Ministria e Jashtme do të hapë një libër zie brenda ministrisë për aksidentin e madh të ndodhur”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, në seancën e Qeverisë u mor vendim që detyron Inspektoratin Shtetëror të Tregut të kryejë kontroll të jashtëzakonshëm në objektet hotelierike (klube nate, diskoteka dhe diskoteka të hapura) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të njoftojë menjëherë Qeverinë për konstatimet e inspektimit në tre ditët e ardhshme, për të përcaktuar nëse ato janë në përputhje me kushtet.
Në një deklaratë për mediat ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski njoftoi se 15 persona janë arrestuar. Sipas ministrit në pranga kanë rënë zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë, stafi dhe djali i pronarit të klubit “Plus” në Maqedoni si dhe ish-drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
“Deri në këtë moment, në lidhje me këtë ngjarje penalo-juridike ka ma shumë se 20 persona të dyshuar. Rreth 15 persona janë në stacion të policisë. Disa prej të dyshuarve për shkaktimin e këtij rasti penalo-juridik kanë ndërruar jetë”, tha ai ndër të tjera.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan. Zjarri përfshiu klubin e natës ku ndodheshin 1500 persona, ndërkohë si pasojë e flakëve fatkeqësisht humbën jetën 59 persona, ndërsa 155 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Në mesin e viktimave nga zjarri në lokalin e natës në Koçan, edhe 5 anëtarët e grupit muzikor DNK (EMRAT)

Mediat e Maqedonisë së Veriut kanë raportuar se në mesin e 59 viktimave të tragjedisë së rëndë në Koçan janë edhe 5 anëtarë të grupit muzikor DNK. Bëhet fjalë për Filip Stefanovski, Gjorgi Gjorgiev, Sara Projkovska dhe Andrej Gjorgievski, katër anëtarët e grupit, si dhe për fotografin e tyre, Aleksandar Efremov, të cilët humbën jetën në zjarrin e tmerrshëm që shpërtheu në diskotekën PULS në Koçan.
Lajmi u konfirmua nga anëtarë të tjerë të grupit DNK, të cilët ndanë në rrjetet sociale fotografitë e artistëve të ndjerë, duke shprehur dhimbjen dhe hidhërimin e tyre. Dy prej anëtarëve të grupit u plagosën rëndë dhe u janë nënshtruar trajtimit në spitale. Shokët dhe të afërmit e tyre kanë shprehur dhimbjen dhe kujtimin e tyre përmes postimeve të ndjera në rrjetet sociale.
Tragjedia solli me vete edhe humbjen e jetës së futbollistit të Klubit Shkupi, Andrej Llazarov. Klubi i Shkupit shprehu dhimbjen e tij në rrjetet sociale, duke theksuar se Llazarov humbi jetën duke u përpjekur të shpëtonte jetët e të tjerëve në mes të kaosit të shkaktuar nga zjarri. Ky akt heroik e bëri atë një simbol të guximit dhe sakrificës.
Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pance Toshkovski, deklaroi se zjarri filloi rreth orës 2:30 të mëngjesit, kur u aktivizuan fishekzjarret, dhe flakët u përhapën shpejt në të gjithë lokalin. Sipas tij, shkëndijat goditën tavanin, i cili ishte prej materialesh shumë të ndezshme, dhe tymi i dendur kontribuoi në humbjen e jetës së shumë viktimave.
Për të përballuar situatën, u aktivizuan dhjetëra ambulanca nga Shkupi, si dhe një helikopter i Ministrisë së Brendshme për të ofruar ndihmën e nevojshme. Tragjedia e Koçanit ka lënë një plagë të thellë në shoqërinë maqedonase, duke kërkuar një hetim të plotë dhe masa për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen./Versus.al
Tragjedia me 59 të vdekur në Koçan/ 7 ditë zie në Maqedoninë e Veriut
Qeveria maqedonase do të mbajë mbledhje sot në orën 16:00. Sipas informacioneve në media, Qeveria do të marrë vendim për 7 ditë zie për shkak të tragjedisë në Koçan ku një zjarr u mori jetën 59 të rinjve dhe plagosi mbi 155 të tjerë.
Do të merret një vendim për një inspektim të menjëhershëm në të gjitha klubet e natës, diskotekat dhe restorantet që organizojnë festa në Maqedoninë e Veriut.
Rëndohet bilanci nga zjarri në diskotekën në Maqedoni: 59 viktima dhe 155 të plagosur
Ka shkuar në 59 numri i viktimave nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Raportohet se nga 59 viktimat, 35 janë identifikuar. Prej tyre 31 janë nga Koçani, 4 nga Shtipi, ndërsa 24 persona ende nuk janë identifikuar.
Sakaq, mësohet se numri i të lënduarve është 155.
“Nuk më duhet jeta mua”, video prekëse e babait që humbi djalin 21 vjeç: E kujt është diskoteka?
Dragi Stojanov është një nga prindërit që ka humbur djalin nga tragjedia në diskotekën “Puls” në Koçan, ku jetën humbën 51 persona.
Stojanov thotë se djali i tij Tomçe ishte në moshën 21 vjeçe, ndërsa fajëson autoritetet për tragjedinë.
“Edhe ata të vajtojnë për fëmijët e tyre! Për çfarë më duhet jeta mua, nuk më duhet mua jeta. Një fëmijë kam pasur, për çfarë më duhet jeta…Një fëmijë kam pasur, vdiq, çfarë të bëjë, edhe të tyre mos të jenë më, edhe ata të vuajnë siç po vuaj unë. 150 persona në një disko, 500 persona në disko. Sa vjet kishte fëmija juaj? 21 vjet, tani duhej të jetonte…Nga Koçani! Të lajmërohen shefat e policisë, të korruptuar, droga, i drogojnë. Diskoteka, diskoteka e kujt është? E të mëdhenjve. Nuk më duhet jeta mua? E kujt është diskoteka? E dinë ata, e të mëdhenjve, nuk është e imja”, tha mes tjerash Stojanov.
E trishtë/ Mes viktimave në Maqedoni dhe të mitur, si familjarët po kërkojnë me dëshpërim fëmijët
Detaje të reja kanë dalë nga tragjedia në Maqedoninë e Veriut. Sipas informacioneve, viktimat janë raportuar të jenë nga mosha 14 deri në 25 vjeç.
Situata është rënduar pasi dhe familjarët, miqtë dhe të afërmit e viktimave janë mbledhur para spitaleve, duke pritur të marrin më shumë informacion. Mediat lokale raportojnë se të gjitha ekipet mjekësore janë mobilizuar për të ndihmuar dhe për t’i ofruar ndihmën e nevojshme të lënduarve.
Familjet e të rinjve që ishin në diskotekë kanë shpërndarë foto të të afërmve dhe numrat e celularëve, për të ndihmuar në identifikimin e të lënduarve dhe për të siguruar informacione mbi gjendjen e tyre.
Ministri i Brendshëm, Pance Toshkovski, ka konfirmuar se zjarri ka shpërthyer rreth orës 2:30 të mëngjesit, pas aktivizimit të fishekzjarreve, dhe flakët kanë përfshirë tërësisht ambientet e diskotekës. Tragjedia ka tronditur komunitetin dhe ka shkaktuar dhimbje të thella për të gjithë ata që janë prekur nga ky incident.
Viktimat në Maqedoninë e Veriut, Meta e mëson lajmin dhe reagon nga burgu: Ngushëllimet më të ndjera
Ilir Meta, ka shprehur nga burgu ngushëllimet për tragjedinë e rëndë që ka goditur qytetin e Koçanit në Maqedoninë e Veriut, ku dhjetëra persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur pas një zjarri shkatërrues në një diskotekë.
“Me hidhërim dhe tronditje të thellë përcolla tragjedinë e madhe në Koçan. Në këtë ditë të rëndë, unë dhe Partia e Lirisë u shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave për humbjet e mëdha dhe të pazëvendësueshme dhe lutemi për shërim sa më të shpejtë të të mbijetuarve,” u shpreh Meta.
Përmes një statusi në rrjete sociale, ai shprehu gjithashtu solidaritetin e tij me autoritetet dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se Shqipëria qëndron pranë vendit fqinj në këto momente të dhembshme. “I përcjell Kryeministrit Hristijan Mickoski, autoriteteve dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut fqinje dhe mike solidaritetin e plotë dhe qëndrojmë pranë tyre në këto momente të dhembshme,” deklaroi Meta.
Ngjarja tragjike ka tronditur mbarë rajonin, ndërsa institucionet maqedonase po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj fatkeqësie.
“I tronditur nga tragjedia në RMV”, Presidenti Begaj: Lutjet e mia dhe të popullit shqiptar shkojnë për të lënduarit
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet e tij dhe të popullit shqiptar për tragjedinë në Maqedoninë e Veriut, ku humbën jetën 51 qytetarë dhe mbi 100 të tjerë u lënduan.
Kreu i Shtetit thotë se lutjet e popullit shqiptar shkojnë për familjet që kanë humbur të afërmit nga zjarri që kaploi një diskotekë në qytetin e Koçanit.
"I tronditur nga tragjedia e ndodhur, nga humbja e jetëve të reja dhe lëndimi i shumë të tjerëve nga zjarri i rënë në një diskotekë në qytetin Koçan të Maqedonisë së Veriut. Ngushellimet e mia të sinqerta shkojnë për familjarët që humbën të afërmit e tyre dhe për të gjithë popullin fqinj të Maqedonisë së Veriut. Lutjet e mia dhe të popullit shqiptar shkojnë për të lënduarit, që të gjejnë shërim të shpejtë e të mos rëndojë më shumë dhimbja në qytetin e Koçanit.”, shkruan Begaj.
I tronditur nga tragjedia e ndodhur, nga humbja e jetëve të reja dhe lëndimi i shumë të tjerëve nga zjarri i rënë në një diskotekë në qytetin Koçan të Maqedonisë së Veriut.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) March 16, 2025
Ngushellimet e mia të sinqerta shkojnë për familjarët që humbën të afërmit e tyre dhe për të gjithë…
51 viktima në klubin e natës në Maqedoni të Veriut, Rama: Pa fjalë, Shqipëria e gatshme për çfarëdo lloj ndihme
Kryeministri Edi Rama reagon për tragjedinë me 51 viktima në Maqedoninë e Veriut. Në rrjetin social "X" kreu i qeverisë shqiptare i shpreh ngushëllimet atyre që kanë humbur të afërmit, ndërsa tregon mbështetjen e Shqipërisë në këtë moment të vështirë .
Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit. Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme. I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme.
Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit. Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të…
— Edi Rama (@ediramaal) March 16, 2025
Tragjedia me 51 viktima në Maqedoninë e Veriut/ Kryeministri: Ditë e trishtueshme, qeveria do bëjë të pamundurën
Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski ka reaguar në rrjetet sociale për zjarrin e tmerrshëm në Koçan të Maqedonisë së Veriut që la pas 51 viktima.
Ai shprehu dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet për familjet e të ndjerëve, duke bërë thirrje për unitet dhe mobilizim të institucioneve për përballimin e plotë të pasojave.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për tragjedinë e tmerrshme në Koçan. Kjo është një ditë e vështirë dhe shumë e trishtueshme për Maqedoninë. Humbja e kaq shumë jetëve të të rinjve është e pariparueshme dhe dhimbja e familjeve, të dashurve dhe miqve të tyre është e pamatshme.
Mickoski theksoi se Qeveria dhe institucionet do të bëjnë gjithçka që është e mundur për t’i ndihmuar familjet e prekura.
“Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe familjeve të të ndjerëve forcë për të përballuar këtë humbje të paimagjinueshme”. “Populli dhe Qeveria do të bëjnë të pamundurën që të paktën t’ua lehtësojnë sadopak dhimbjen”.
Ai u bëri thirrje të gjitha institucioneve kompetente, përfshirë shërbimet shëndetësore, policinë dhe autoritetet lokale, që të marrin masa urgjente në mbështetje të viktimave dhe familjeve të tyre.
“Qeveria është plotësisht e mobilizuar dhe do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të përballuar pasojat dhe për të përcaktuar shkaqet e kësaj tragjedie”. “Pas marrjes së të gjitha informacioneve, do t’i drejtohem publikut me më shumë detaje për hapat e ndërmarrë”.
“Në këto kohë dhimbjeje të thella, kur zemrat tona janë thyer nga kjo tragjedi e tmerrshme, bëj thirrje për unitet, solidaritet, humanizëm dhe përgjegjësi. Zoti qoftë me familjet e viktimave, të lënduarve dhe me gjithë popullin e Maqedonisë”.
(VIDEO) Tragjedia në Koçan! Dalin pamjet nga brenda lokalit, çfarë e shkaktoi zjarrin që la pas dhjetëra viktima
Dalin pamjet nga brenda lokalit të natës në Maqedoninë e Veriut, ku humbën jetën 51 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë.
Zjarri dyshohet të ketë shpërthyer për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike gjatë një performance muzikore, duke përfshirë klubin e mbushur plot me njerëz. Shumë të plagosur janë transportuar në spitale të ndryshme, ndërkohë që autoritetet janë duke hetuar për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.
North Macedonia: At least 50 people died in a fire in a disco in Kočani
— Календар News (@KalendarNews) March 16, 2025
Video: https://t.co/NfIJloWjBO pic.twitter.com/LwCR0I4w6i
Aktualisht, familjarët e të prekurve janë në shqetësim dhe po kërkojnë informacion mbi fatin e të afërmve të tyre.
Tragjedia me 50 të vdekur në Koçan/ Policia maqedonase nis hetimet, arreston përgjegjësit
Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut (MPB) ka ndërmarrë masa duke ndaluar të gjithë ata që kishin lidhje me organizimin e ngjarjes fatale në diskotekën private në Koçan. Ky incident tragjik ka ndodhur natën e kaluar, rreth orës 3 të mëngjesit, kur një shpërthim zjarri ka përfshirë diskotekën Pulse, pas përdorimit të mjeteve piroteknike.
Në këtë kuadër, MPB ka nisur hetime dhe po bën verifikime për të zbuluar të gjithë ata që mund të kenë kontribuar në organizimin dhe zhvillimin e ngjarjes që çoi në këtë katastrofë, raportojnë mediat shqiptare në RMV.
North Macedonia: At least 50 people died in a fire in a disco in KoÄani
— ÐÐ°Ð»ÐµÐ½Ð´Ð°Ñ News (@KalendarNews) March 16, 2025
Video: https://t.co/NfIJloWjBO pic.twitter.com/LwCR0I4w6i
Të gjithë ata që ishin të përfshirë në këtë ngjarje janë ndaluar dhe po merret informacion për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe përgjegjësitë që çuan në këtë tragjedi, duke përfshirë përdorimin e mjeteve piroteknike në një mjedis të mbushur me njerëz.
Autoritetet janë duke ndërmarrë veprime për t’u siguruar që të mblidhen gjitha informacionet e të nxirren në dritë përgjegjësit e mundshëm, për t’u marrë më pas masa të tjera ligjore.
Tragjike/ Zjarr në një klub nate, humbin jetën 50 persona në Maqedoni
Të paktën 50 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate, kanë thënë autoritetet maqedonase për agjencinë e lajmeve MIA.
Numri i të plagosurve nuk dihet, por një pjesë e tyre janë transferuar në klinikat në Shtip dhe Shkup.
Autoritetet ende nuk kanë treguar se si është përhapur zjarri dhe çfarë e ka shkaktuar atë.
Sipas mediave lokale, zjarri është përhapur nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë një performance nga bendi maqedonas DNA. Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me njerëz.
Mediat lokale kanë thënë se pas shpërthimit të zjarrit, në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit, ambulanca, dhe zyrtarët policorë.
Këtë mëngjes, shumë njerëz janë parë përpara objektit në Koçan, tejet të brengosur për familjarët e tyre, meqë nuk e dinë nëse janë të gjallë apo të vdekur.
“Po kërkoj mbesën time. Nuk po na lejojmë të hyjmë dhe nuk e dimë ku është ajo. Telefoni i saj është duke punuar, por ajo nuk po përgjigjet. Ishim në spitalin në Koçan, në Shtip, disa njerëz i kanë dërguar në Shkup. Ndoshta është e plagosur dhe nuk mund të përgjigjet. Dikush duhet të na tregojë me urgjencë ku të kërkojmë”, ka thënë një grua për Radion Evropa e Lirë.
Drejtori i Qendrës për Menaxhim të Krizave, Stojançe Angellov ka bërë të ditur se është në Koçan, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Pançe Toshkovski dhe Drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev.
Autoritetet kanë thënë se do të deklarohen më vonë gjatë ditës./REL







