Gjermani- Kancelari gjerman Olaf Scholz është shprehur edhe njëherë sa i takon përdorimit të raketave me rreze të gjatë nga ana e ukrainasve kundrejt Rusisë.
Ai tha se qëndrimi i tij është i qartë dhe se nuk do të ndryshojë mendim duke deklaruar se nuk mbështet lehtësimin e kufizimeve për përdorimin e armëve gjermane nga Ukraina për të goditur territorin rus.
Mësohet se këto komente janë bërë para takimit të tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky i cili po ashtu ndodhet në Nju Jork për të marrë pjesë në samitin e OKB-së.
"Sulmi me raketa me rreze të gjatë kundër Rusisë, nuk përputhet me pozicionin tim personal. Ne nuk do ta bëjmë këtë dhe kemi arsye të mira”- u shpreh Scholz.
Nga ana tjetër, ditë më parë presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar Perëndimin se në rast të dhënies së lejes ndaj Kievit për të goditur territorin rus me raketa me rreze të gjatë, do të thotë njëjtë si luftë Botërore. Versus.al








