BOTA /

Zelensky mbërrin në SHBA, takohet me Biden për t’i prezantuar “planin e fitores” kundër Rusisë

Ukraina vijon të këmbëngulë që Perëndimi ta lejojë të përdorë raketat me rreze të gjatë kundër Rusisë.

Shkruar nga Versus
Zelensky mbërrin në SHBA, takohet me Biden për t’i
Foto: Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensku mbërrin në SHBA

SHBA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të dielën. Pritet që gjatë kësaj vizite, Zelensky të takohet me presidentin amerikan Joe Biden të cilit pritet t’i paraqesë planin e tij për fitore ndaj Rusisë.

Zelensky do të përshkruajë planin e tij i cili sipas CNN, përfshin kërkesën e deklaruar prej kohës të Kievit për përdorimin e raketave e rreze të gjatë veprimi në objektivat brenda Rusisë. Më pas të njëjtin plan do e ndajë edhe me dy kandidatët e tjerë për president të SHBA-ve, Donald Trump dhe Kamala Harris.

"Kjo vjeshtë do të përcaktojë të ardhmen e kësaj lufte," postoi Zelensky në X nga avioni i tij përpara se të ulej në SHBA. “Së bashku me partnerët tanë, ne mund të forcojmë pozitat tona sipas nevojës për fitoren tonë një fitore e përbashkët për një paqe vërtet të drejtë.”

Zelensky e nisi vizitën e tij në Uzinën e Municioneve të Ushtrisë Scranton në qytetin e Bidenit, ku falënderoi punëtorët për ofrimin e municioneve për Ukrainën dhe tha se objekti do të rrisë prodhimin e predhave të artilerisë 155 mm thelbësore për përpjekjet e luftës së Kievit.

"Është në vende si ky ku ju mund të ndjeni vërtet se bota demokratike mund të mbizotërojë," tha ai. “Faleminderit njerëzve si këta – në Ukrainë, në Amerikë dhe në të gjitha vendet partnere – të cilët punojnë pa u lodhur për të siguruar që jeta të mbrohet”- shtoi Zelensky. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: