Një paradë ushtarake nën sloganin "Forca e Unitetit" u mbajt të shtunën në Beograd të Serbisë. Njëkohësisht, një grup qytetarësh, me thirrjen e studentëve protestues, u mblodhën "në mbështetje të ushtrisë".
Mbi 10.000 trupa parakaluan në paradë, së bashku me mbi 2.500 armë dhe pajisje ushtarake, sipas autoriteteve. Parada u zhvillua në një kohë protestash masive antiqeveritare në Serbi, të nxitura nga vdekja e 16 njerëzve në një aksident në Novi Sad nëntorin e kaluar.
Në mesin e atyre që morën pjesë ishin, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Mohammed bin Zayed, anëtari i familjes mbretërore të Bahreinit Nasser bin Hamad, aktori Steven Seagal, si dhe ish-presidenti i entitetit serb të Bosnjës, Millorad Dodik. Versus.al







