BOTA /

"Shfarosje bërthamore", Drejtoresha e Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës shkakton “tërmet” në Shtëpinë e Bardhë për Iranin

Drejtoresha e Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës paralajmëron për “shfarosje bërthamore” – Trump e sheh qëndrimin e saj si minues të vijës zyrtare

Shkruar nga Versus

 

"Shfarosje bërthamore", Drejtoresha e Shërbimit

Drejtoresha e Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës paralajmëron për “shfarosje bërthamore” – Trump e sheh qëndrimin e saj si minues të vijës zyrtare

Ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme rriten dhe skenari i përfshirjes ushtarake direkte të Shteteve të Bashkuara në luftën Izrael–Iran duket më i mundshëm se kurrë, një përçarje e brendshme po del në pah brenda Shtëpisë së Bardhë mes Presidentit Donald Trump dhe Tulsi Gabbard, Drejtoreshës së Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës.

Më 10 qershor, në orën 05:30 të mëngjesit, Gabbard publikoi një video tre minutëshe në platformën X (ish-Twitter), ku denoncoi “elitat politike dhe nxitësit e luftës” se nxisin frikën dhe tensionet në mënyrë të papërgjegjshme mes fuqive bërthamore, duke e çuar botën në prag të një zhdukjeje bërthamore.

Sipas një raporti të Politico, videoja e Gabbard-it erdhi vetëm pak ditë pas një sërë takimesh mes zyrtarëve izraelitë dhe Trump-it në Shtëpinë e Bardhë, me qëllim shtimin e presionit për mbështetje të menjëhershme ndaj sulmeve të Izraelit kundër Iranit.

Trump, pasi pa videon, reagoi me zemërim. Sipas burimeve brenda administratës, ai e interpretoi atë si kundërshtim publik ndaj vijës së tij politike, pa asnjë konsultim paraprak. Në sytë e Trump-it dhe disa bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, Gabbard po e paralajmëronte të mos i jepte Izraelit dritën jeshile për të sulmuar Iranin.

Megjithëse nuk e kritikoi publikisht Gabbard-in, Trump mësohet të ketë shprehur pakënaqësi për tonin e saj dhe për faktin që, sipas tij, ajo dha përshtypjen se po e korrigjonte publikisht. Dhe nëse ka një gjë që presidentit amerikan nuk i pëlqen, është pikërisht kjo: të duket sikur dikush po e kundërshton hapur. /Versus.al

Poll