Shkencëtarët amerikanë kanë lëshuar alarmin pasi vërejtën se dhjetra lumenjë dhe përrenj në Alaskë po ngjyrosën në portokalli në 10 vitet e fundit.
Sipas shkencëtarëve kjo ngjyrosje e lumenjëve është për shkak të rritjes së permafosit, një shtresë e përhershme e ngrirë e sipërfaqes së Tojës që mbulon zona të madha të Artikut.
Kjo shkrirje ka lëshuar nivele të larta të metaleve toksike në rrugët ujore, shpjegojnë studiuesit nga Shërbimi i Parkut Kombëtar, Universiteti i Kalifornisë, Davis dhe Shërbimi Gjeologjik i SHBA.
Ekspertët paralajmërojnë se ndotja e lumenjve, e cila është e dukshme nga hapësira, mund të kthehet në një makth ekologjik dhe ka të ngjarë të përkeqësohet edhe më shumë në vitet e ardhshme.
Siç raporton CNN, në studimin, i botuar më 20 maj në revistën "Communication Earth & Environment", studiuesit identifikuan të paktën 75 lumenj dhe përrenj portokalli në një zonë me madhësinë e Teksasit në Bregun Brooks të Alaskës.
Pas analizimit kimik të lumenjve , shkencëtarët zbuluan nivele të larta të zinkut, nikelit, bakrit, kadmiumit, si dhe hekurit, i cili është kryesisht përgjegjës për ngjyrën portokalli të lumenjve.
CNN, duke cituar gjetjet e studimit, theksoi se përqendrimi i lartë i metaleve dhe aciditeti i ujit mund të çojë gjithashtu në shkrirjen e permafrostit.
Ndërsa toka e ngrirë shkrihet për shkak të ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu, mineralet e "vulosura" më parë ekspozohen ndaj shiut për herë të parë në mijëra vjet, duke lejuar që mineralet të shpërndahen në shkëmbinjtë dhe përrenjtë përreth, të cilët ushqejnë lumenj më të mëdhenj.
Habitatet e kontaminuara jo vetëm që transformohen nga jashtë, por përqendrimet e larta të mineraleve janë gjithashtu shumë toksike për shumicën e organizmave ujorë, theksuan studiuesit.
Ata madje shprehën shqetësimin e tyre të fortë kryesisht për atë që uji toksik nga shkrirja e permafrostit mund t'i bëjë riprodhimit të peshkut, i cili mund të shkaktojë probleme serioze për peshkimin në SHBA.








