BOTA /

Shokon prezantuesi i Fox News: Vrit*ni të pastrehët!

Teksa biseda po përqendrohej te kostot që i shkaktojnë shtetit programet sociale dhe ndihma për të pastrehët, Kilmint u shpreh: “Po vrasin… injeksion vdekjeprurës pa pëlqim ose diçka e tillë. Thjesht vritini.”

Shkruar nga Versus
Shokon prezantuesi i Fox News: Vrit*ni të pastrehët!
Bryant Kilmint

Prezantuesit e Fox News njihen shpesh për deklarata provokuese dhe përballje verbale gjatë emisioneve të tyre, por këtë herë një prej tyre ka shokuar publikun me një koment ekstrem. Bëhet fjalë për Bryant Kilmint, i cili gjatë një diskutimi në emisionin e mëngjesit Fox and Friends rreth programeve sociale, hodhi një ide që është konsideruar nga shumë si e papranueshme dhe dehumanizuese.

Teksa biseda po përqendrohej te kostot që i shkaktojnë shtetit programet sociale dhe ndihma për të pastrehët, Kilmint u shpreh:

“Po vrasin… injeksion vdekjeprurës pa pëlqim ose diçka e tillë. Thjesht vritini.”

Deklarata, e cila u interpretua gjerësisht si thirrje për eliminimin fizik të një kategorie të tërë shoqërore, shkaktoi menjëherë reagime të forta në rrjetet sociale. Shumë përdorues kërkuan largimin e tij nga Fox News, ndërsa të tjerë shkuan më tej duke i bërë thirrje autoriteteve të nisin hetime, duke e cilësuar këtë fjalim si “nxitje të urrejtjes” dhe si një kërcënim serioz për vlerat e një shoqërie demokratike.

Ironikisht, Kilmint njihet si një avokat i fortë i kontrollit të armëve, por deklarata e tij për “zgjidhjen” e problemit të të pastrehëve nëpërmjet dhunës u pa si kontradiktë e thellë dhe shenjë e rrezikshme e radikalizimit të diskursit mediatik.

Emisioni Fox and Friends është një nga programet më të ndjekura në SHBA, madje një nga të preferuarat e Donald Trump. Ish-presidenti ka ndërprerë disa herë angazhimet e tij për ta ndjekur, përfshirë edhe pas mandatit presidencial. Vetëm pak ditë më parë, ai e ndoqi programin kur u raportua për një rast kriminal që lidhej me mbështetësin e tij, Charlie Kirk.

Poll