BOTA /

Skandal / Zbulohen 10 faqe që transmetojnë video të vjedhura nga kamera nëpër shtëpi e ambiente publike

Pas skandalit të fundit me një portal, ekspertët e sigurisë kibernetike zbulojnë rrjete të reja që shfrytëzojnë pamjet intime për përfitime milionëshe

Shkruar nga Versus

Skandal / Zbulohen 10 faqe që transmetojnë video të vjedhura nga

Pas zhurmës që shkaktoi javën e kaluar zbulimi i një portali që lejonte spiunimin e jetës private të njerëzve, vëmendja është rikthyer sërish tek një fenomen shqetësues dhe kriminal. Kamera në dhoma gjumi, banjo, studio mjekësore dhe hapësira të tjera intime të banesave po keqpërdoren për të ushtruar një biznes të paligjshëm që prodhon miliona euro fitime.

Sipas raportimeve, kompania Yarix, qendër ekspertize në fushën e sigurisë kibernetike e grupit Var Group në Itali, ka identifikuar edhe dhjetë faqe interneti të tjera që transmetojnë video të vjedhura nga kamera survejimi të hakuara në mbarë botën. Të gjitha këto portale përdorin domain-e të huaja dhe tashmë janë denoncuar në Policinë Postare të Venecias dhe autoritetet gjyqësore, të cilat po zgjerojnë hetimet për shpërndarjen e paligjshme të këtyre përmbajtjeve.

Ndërkohë, forcat e rendit kanë arritur të sigurojnë heqjen e videove që vinin nga kamera të instaluara në Itali, por faqe të tilla vijojnë të funksionojnë duke shpërndarë material të ndaluar. Ky fenomen i pasigurisë kibernetike dhe shkeljes së privatësisë mbetet një rrezik i madh për qytetarët, ndërsa autoritetet vazhdojnë luftën kundër këtyre rrjeteve kriminale që shfrytëzojnë teknologjinë për përfitime të mëdha.

Poll