
Vrasja e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, ka tronditur thellësisht opinionin publik në Itali dhe Shqipëri, dhe është e frikshme të mendosh se disa individë ende mund të mbështesin veprimet e autorit të krimit, një 23-vjeçar.
Një skandal tjetër ka ndodhur në Itali gjatë një ndeshjeje futbolli U17 mes ekipit Sangemini dhe Sporting Terni.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, trajneri i Sporting Terni ka kërcënuar gjyqtaren e ndeshjes në dhomën e zhveshjes.
Ai i ka thënë asaj fjalë skandaloze: "Duhej të ishe vrarë kur ishe e vogël. Duhet të përfundosh si Ilaria". Këto deklarata kanë shkaktuar indignatë dhe tronditje në komunitet.
Si rezultat, trajneri është pezulluar deri më 31 dhjetor 2028, dhe ekipi i tij do të përballet me një gjobë prej 500 eurosh.
Ilaria Sula, e cila ishte e zhdukur që nga 25 marsi, u gjet më vonë e vrarë nga ish-i i saj, Mark Samson, një 23-vjeçar filipinas, në Romë.
Ngjarja ka tronditur thellësisht Itali, duke sjellë protesta masive dhe një përgjigje të fortë nga qytetarët, të cilët morën pjesë në funeralin e saj, duke shprehur dhimbjen dhe shqetësimin për këtë tragjedi./Versus.al








