BOTA /

Shpërthim në bazën ajrore amerikane në Japoni, plagosen katër ushtarakë japonezë

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi sot në një strukturë për ruajtjen e bombave të pashpërthyera në Bazën Ajrore Kadena në Okinawa, duke lënë të plagosur katër anëtarë të Forcave të Vetëmbrojtjes së Japonisë (SDF).

Shkruar nga Versus
Shpërthim në bazën ajrore amerikane në Japoni, plagosen
Baza ajrore amerikane

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi sot në një strukturë për ruajtjen e bombave të pashpërthyera në Bazën Ajrore Kadena në Okinawa, duke lënë të plagosur katër anëtarë të Forcave të Vetëmbrojtjes së Japonisë (SDF).

Sipas autoriteteve lokale, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe janë dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

Zjarfikësi lokal, Akira Kamiunten, deklaroi se incidenti ndodhi gjatë procesit të pastrimit të ndryshkut nga objektet e dyshuara si bomba të pashpërthyera. Gjatë rivlerësimit të sigurisë së tyre, ndodhi shpërthimi që plagosi katër ushtarakët.

Media lokale, përfshirë agjencinë Jiji Press, konfirmoi se asnjë nga të lënduarit nuk është në gjendje të rëndë. Lajmi u konfirmua edhe nga një zëdhënës i Ministrisë japoneze të Mbrojtjes, i cili shtoi se po kryhen hetime për të përcaktuar shkaqet e saktë të incidentit.

Baza Ajrore Kadena është një nga objektet më të mëdha ushtarake të SHBA-së në Azi dhe ndodhet në ishullin kryesor të Okinawës, ku ndodhen gjithashtu dhjetëra mijëra trupa amerikane dhe japoneze. Versus.al

Tags:

japoni shba

Poll