BOTA /

Skandal i ri për Musk? Dyshohet për përdorim dro*e në evente publike me Trump

Raporti shkon më tej, duke përmendur se Musk ka eksperimentuar edhe me ekstazi dhe kërpudha haluçinogjene në evente të ndryshme private dhe publike, gjë që ka ngritur shqetësime të mëdha mes bashkëpunëtorëve të tij të afërt.

Shkruar nga Versus

 

Skandal i ri për Musk? Dyshohet për përdorim dro*e në evente

Një hetim i fundit nga prestigjiozja New York Times ka ngritur shqetësime serioze lidhur me përdorimin e substancave psikoaktive nga miliarderi Elon Musk, gjatë një periudhe delikate politikisht në Shtetet e Bashkuara.

Sipas raportit të gazetës, CEO i Tesla dhe SpaceX dyshohet se ka përdorur ketaminë, ekstazi dhe kërpudha haluçinogjene, përfshirë raste kur ka marrë pjesë në ngjarje publike në mbështetje të ish-presidentit Donald Trump.

Burime të afërta me Musk, të cituara nga gazeta, pretendojnë se ai udhëtonte me një kuti të mbushur me rreth njëzet pilula, të cilat dyshohet se i përdorte në mënyrë të rregullt. Substanca kryesore që përmendet në raport është ketamina, përdorimi i së cilës mund të shkaktojë efekte anësore serioze, përfshirë dëmtimin e fshikëzës urinare në raste të përdorimit të gjatë dhe të pakontrolluar.

Raporti shkon më tej, duke përmendur se Musk ka eksperimentuar edhe me ekstazi dhe kërpudha haluçinogjene në evente të ndryshme private dhe publike, gjë që ka ngritur shqetësime të mëdha mes bashkëpunëtorëve të tij të afërt.

Këto zbulime bëhen publike në një moment politikisht të ndjeshëm në SHBA, ndërsa Musk është përfshirë në mënyrë aktive në debatet politike, shpesh në mbështetje të Donald Trump, madje i pranishëm në disa takime pranë Shtëpisë së Bardhë.

Sipas New York Times, reputacioni i Elon Musk është në rënie të ndjeshme, veçanërisht në sytë e investitorëve të Tesla dhe SpaceX, të cilët janë të shqetësuar për ndikimin që qëndrimet politike dhe sjellja personale e tij mund të ketë mbi kompanitë dhe tregun.

Pavarësisht dyshimeve dhe raportimeve, Elon Musk nuk është nën hetim zyrtar dhe as i akuzuar për përdorim të paligjshëm të drogës. Në intervista të mëparshme, ai ka pranuar eksperimentime të lehta me substanca “që stimulojnë kreativitetin”, duke theksuar se nuk kanë ndikuar negativisht në performancën e tij profesionale. /Versus.al/

Poll