Më shumë se 80 për qind e qytetarëve të Kosovës janë kundër krijimit të Asociacionit Serb në vend.
Ky është rezultati i një tjetër sondazhi të realizuar në Kosovë dhe të bërë publik sot në T7.
Sipas këtij sondazhi, pro ngritjes së Asociacionit Serb janë vetëm 9.4 për qind e qytetarëve të pyetur.
Ngritja e Asociacionit Serb është edhe një nga pikat kryesore të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, por që ende nuk është arritur të zbatohet kjo marrëveshje.








