BOTA /

Sondazhi surprizues: Trump më popullor se Starmer në Britaninë e Madhe

Në skenën e politikës së brendshme, edhe Kemi Badenoch, udhëheqës i Partisë Konservatore, e cila ndodhet në një krizë të thellë politike, ka rezultate më të mira: 24% mbështetje pozitive, kundrejt 35% negative.

Shkruar nga Versus

Sondazhi surprizues: Trump më popullor se Starmer në Britaninë e

Një sondazh i fundit, i publikuar nga City AM dhe Freshwater Strategies, ka zbuluar se Kryeministri britanik Keir Starmer, pas më shumë se një viti në pushtet, po përballet me një nivel të ulët popullariteti në mesin e qytetarëve britanikë – më të ulët madje se ai i ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas rezultateve, vetëm 23% e britanikëve kanë një mendim pozitiv për Starmer, ndërsa 60% e vlerësojnë negativisht. Në krahasim, Trump – një figurë tradicionalisht jopopullore në Britani – ka 26% mbështetje, ndërsa 57% e qytetarëve shprehen kundër tij.

Në skenën e politikës së brendshme, edhe Kemi Badenoch, udhëheqës i Partisë Konservatore, e cila ndodhet në një krizë të thellë politike, ka rezultate më të mira: 24% mbështetje pozitive, kundrejt 35% negative.

Ndërkohë, Nigel Farage, lideri i partisë Reform UK, shfaqet si figura më e pëlqyer në këtë sondazh. Ai mbështetet pozitivisht nga 37% e britanikëve, ndërsa 41% shprehen kundër tij. /Versus.al

Tags:

trump starmer

Poll