BOTA /

Sot seanca e 10-të për konstituimin e Kuvendit! Vetëvendosja s’heq dorë nga Haxhiu

Shkruar nga Versus

Sot seanca e 10-të për konstituimin e Kuvendit! Vetëvendosja

Kosova vijon të mbetet në vorbullën e ngërçit politike edhe kur po bëhen 3 muaj që nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Sot do të mbahet seanca e 10-të e përpjekjes për konstituimin e Kuvendit.

Deri më tani, seancat kanë dështuar pasi propozimi i Vetëvendosjes për postin e kryeparlamentares, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur të marrë shumicën e votave të deputetëve, duke siguruar vetëm të 57-të prej tyre nga 61 që janë të nevojshme.

Seanca e sotme do të nisë në orën 10:00 dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk heq dorë nga propozimi që Haxhiu të jetë kryeparlamentare. Në seancën e 1 majit, Avni Dehari propozoi që votimi për kryeparlamentar të bëhet në mënyrë të fshehtë, por vetëm VV ishte dakord.

Nëse vijon ky ngërç politik, vendit do t’i duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: