BOTA /

Spanja regjistroi valën më të nxehtë në histori: 1.149 viktima të dyshuara nga vapa

Instituti Shëndetësor Carlos III (ISCIII), përmes sistemit të monitorimit MoMo, raportoi se 1,149 vdekje i atribuohen drejtpërdrejt kësaj vale të të nxehtit. Kjo është një rritje alarmante prej mbi 50% krahasuar me muajin korrik të vitit të kaluar. 

Shkruar nga Versus

Spanja regjistroi valën më të nxehtë në histori: 1.149

Për 16 ditë rresht, Spanja u mbështoll nga një ferr përvëlues. Nuk ishte thjesht vapë. Ishte një stuhi përvëluese e nxehtësisë që pushtoi vendin, duke thyer çdo rekord të mëparshëm dhe duke shkaktuar një bilanc tragjik: 1,149 jetë të humbura.

Sipas Agjencisë Kombëtare Meteorologjike (AEMET), vala e të nxehtit që zgjati nga 3 deri më 18 gusht ishte më e rënda që nga fillimi i matjeve, një 'kataklizëm' klimatik i paprecedentë. Midis 8 dhe 17 gushtit, Spanja shënoi ditët më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, që nga viti 1950.

Diferenca e temperaturave? Alarmin e dha një numër i ftohtë por tronditës: +4.6°C mbi mesataren, një shifër që e kalon edhe valën e famshme rekord të vitit 2022. Kjo nuk është më thjesht “nxehtësi verore”  është një krizë klimatike që po shkatërron jetën, natyrën dhe normalitetin.

Spanja regjistroi valën më të nxehtë në histori: 1.149

1,149 viktima nga vapa 

Instituti Shëndetësor Carlos III (ISCIII), përmes sistemit të monitorimit MoMo, raportoi se 1,149 vdekje i atribuohen drejtpërdrejt kësaj vale të të nxehtit. Kjo është një rritje alarmante prej mbi 50% krahasuar me muajin korrik të vitit të kaluar. 

Sistemi MoMo, i cili krahason shifrat e vdekshmërisë ditore me të dhënat historike, e konsideron këtë një sinjal të qartë: klima po vret. Edhe nëse nuk mund të vendosë një lidhje 100% shkak-pasojë për çdo vdekje, modeli i vlerësimit e bën të pamohueshme ndikimin e motit ekstrem.

Spanja regjistroi valën më të nxehtë në histori: 1.149

Pyjet nën flakë, viktima në të dy anët e kufirit
Pasojat nuk ndalen me viktimat. Zjarret masive që shkatërrojnë gjithçka përpara tyre kanë përfshirë Spanjën dhe Portugalinë, duke marrë jetën e tëtë personave katër në secilin vend. Deri tani, mbi 400,000 hektarë tokë janë përpirë nga flakët, duke shkatërruar ekosisteme të tëra dhe duke lënë pas vetëm hi e tym.

Spanja regjistroi valën më të nxehtë në histori: 1.149

Një sinjal për të gjithë Europën… dhe botën
Që nga viti 1975, Spanja ka përjetuar 77 valë të nxehti, por pesë nga më të fortat kanë ndodhur vetëm që nga viti 2019. Të dhënat nuk gënjejnë: katastrofa klimatike nuk po vjen, ajo është këtu mes nesh tani... / VERSUS

Poll