BOTA /

SHBA kufizon përdorimin e raketave me rreze të gjatë nga Ukraina për sulme brenda Rusisë

Ky mekanizëm, i cili nuk është bërë publik më parë, ka kufizuar aftësinë operacionale të Ukrainës, ndërsa Shtëpia e Bardhë tenton të tërheqë Moskën drejt bisedimeve për paqe, shkruan media amerikane Wall Street Journal.

Shkruar nga Versus
SHBA kufizon përdorimin e raketave me rreze të gjatë nga Ukraina
Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pentagoni ka vendosur prej muajsh një mekanizëm të veçantë miratimi që pengon Ukrainën të përdorë raketat amerikane ATACMS dhe armë të tjera me rreze të gjatë për të goditur objektiva në territorin rus.

Ky mekanizëm, i cili nuk është bërë publik më parë, ka kufizuar aftësinë operacionale të Ukrainës, ndërsa Shtëpia e Bardhë tenton të tërheqë Moskën drejt bisedimeve për paqe, shkruan media amerikane Wall Street Journal.

Nënsekretari i Pentagoni, Elbridge Colby, krijoi këtë sistem për të vendosur mbi kërkesat e Ukrainës për përdorimin e armëve amerikane dhe atyre të ofruara nga aleatët evropianë që mbështeten në inteligjencën dhe komponentët amerikanë. Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka fjalën përfundimtare për çdo përdorim të këtyre raketave, të cilat kanë një rreze veprimi deri në 190 milje.

Administrata Biden kishte lejuar përdorimin e ATACMS brenda Rusisë në vitin 2024, por mekanizmi aktual i Pentagoni e ka kufizuar këtë mundësi. Përdorimi i raketave britanike Storm Shadow gjithashtu i nënshtrohet këtij mekanizmi, pasi mbështetet në të dhëna amerikane për objektivat.

Presidenti, Donald Trump, ka kritikuar kufizimet duke thënë se Ukraina nuk mund të fitojë luftën pa qenë në gjendje të sulmojë territoret ruse. Ai gjithashtu ka sugjeruar sanksione shtesë ndaj Moskës nëse nuk pranon një armëpushim. Megjithatë, zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë theksojnë se nuk ka ndonjë ndryshim në politikë dhe se mekanizmi i miratimit mbetet në fuqi.

Ndërkohë, Ukraina ka zhvilluar vetë armë me rreze të gjatë, përfshirë dronë që kanë goditur rafineritë e naftës dhe bazat ajrore ruse. Po ashtu, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar zhvillimin e një rakete të re kryqëzuese të quajtur “Flamingo”, e cila pritet të prodhohet në masë deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Miratimi i Pentagoni ka efekt edhe mbi dërgesat e armëve të tjera nga Evropa, duke përfshirë municionet ERAM me rreze veprimi prej 150 deri 280 miljesh, të cilat do të kërkojnë gjithashtu miratimin amerikan para përdorimit në Ukrainë.

Ky kufizim ka krijuar një situatë ku Ukraina, pavarësisht përparimeve në front dhe përforcimeve nga aleatët, nuk mund të shfrytëzojë plotësisht armët me rreze të gjatë për të ushtruar presion mbi objektivat strategjike ruse. Megjithatë, zhvillimi i armëve të reja ukrainase mund të ndryshojë balancën e forcave në të ardhmen./ Përshtati në shqip Versus.al

Poll