Ndryshe nga Papa Françesku, Papa Leoni i XIV pritet të jetojë në Pallatin Apostolik të Vatikanit, rezidenca zyrtare e kreut të Kishës Katolike. Sipas zyrtarëve të Vatikanit ndërtesa përmban apartamentet papale, zyra të ndryshme të Selisë së Shenjtë, kishëza private dhe publike, Muze dhe Bibliotekën e Vatikanit, studio, dhomë ngrënieje, kuzhinë dhe faltore.
Aktualisht po bëhen punime për rinovimin e pallati dhe Ati i Shenjtë pritet të zhvendoset pak kohë pas meshës së tij inaugurimit si Papë të dielën.
Françesku ishte Papa i parë që nga viti 1870 që nuk jetonte në pallat, duke zgjedhur në vend të kësaj që rezidenca e tij të ishte hoteli Santa Marta i Vatikanit, një strukturë që strehon priftërinj dhe mysafirë të tjerë të Vatikanit duke shmangur luksin dhe duke zgjedhur në mjedis të thjeshtë.







