BOTA /

“Të kthehet armëpushimi”, vendet europiane deklaratë të përbashkët pas vrasjes së civilëve në Gaza

Të tre vendet u kërkuan të gjitha palëve të përfshira që të kthehen në negociata.

Shkruar nga Versus

“Të kthehet armëpushimi”,  vendet europiane

Në një deklaratë të përbashkët, të tre vendet evropiane shprehën shqetësim të thellë për ripërtëritjen e sulmeve izraelite në Gaza, duke i quajtur ato një “hap dramatik prapa” për popullin e Gazës dhe robërit e mbajtur në territorin e rrethuar.

“Ne jemi të tmerruar nga viktimat civile dhe bëjmë thirrje urgjente për një kthim të menjëhershëm të armëpushimit”, thuhet në deklaratën e Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Të tre vendet u kërkuan të gjitha palëve të përfshira që të kthehen në negociata.

“Më shumë gjakderdhje nuk është në interesin e askujt. Izraeli duhet të respektojë plotësisht ligjin ndërkombëtar dhe të lejojë që ndihma të rrjedhë menjëherë,” thuhet në deklaratë.

Poll