SHBA- Sheshi kryesor i New York-ut, mes destinacioneve më të njohura turistike në botë, është përfshirë nga kaosi si pasojë e të shtënave me armë zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Tre persona mbetën të plagosur, konkretisht një 19 vjeçar, një 65 vjeçar dhe një vajzë 18 vjeçare e cila pësoi gërvishtje në qafë nga plumbi.
Zëdhënësja e policisë deklaroi se ata nuk janë në rrezik për jetën.
Të shtënat ndodhin në kohën e fushatës zgjedhore për kryebashkiakun e qytetit, ku lufta kundër kriminalitetit është një nga temat kryesore. Një person është arrestuar për ngjarjen dhe po pritet zbardhja e shkakut që e bëri të hapte zjarr në mes të sheshit të madh. Versus.al







