BOTA /

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”, emaili në dosjen Epstein i kushton rëndë ish-shefit të KiE, Thorbjørn Jagland

Vendimi vjen pasi rreth një muaj më parë u bë publik një komunikim elektronik i vitit 2012, në të cilin Jagland i përgjigjej financierit amerikan Jeffrey Epstein.

Shkruar nga Versus
“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”, emaili në
Epstein/ Thorbjørn Jagland

Ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës dhe ish-kryeministrit norvegjez, Thorbjørn Jagland, i është hequr imuniteti nga Komiteti i Ministrave i këtij institucioni, pas një kërkese zyrtare të autoriteteve norvegjeze për të vijuar procedurat hetimore që lidhen me dyshime në kuadër të dosjes “Epstein”.

Vendimi vjen pasi rreth një muaj më parë u bë publik një komunikim elektronik i vitit 2012, në të cilin Jagland i përgjigjej financierit amerikan Jeffrey Epstein.

Në email, ai shkruante se nuk kishte arritur të telefononte një person të quajtur “Barbara Daniels”, pasi ndodhej për vizitë në Tiranë, dhe se më pas do të udhëtonte drejt Jordanisë, Palestinës dhe Izraelit.

Në atë periudhë, Jagland mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës dhe vizita në Shqipëri ishte pjesë e angazhimeve të tij zyrtare.

Autoritetet norvegjeze kanë kërkuar heqjen e imunitetit për të mundësuar hetime të plota dhe për të sqaruar rrethanat e komunikimit, ndërsa nuk është bërë ende e ditur nëse ndaj Jagland është ngritur ndonjë akuzë konkrete.

Jeffrey Epstein ishte një financier amerikan i dënuar për krime seksuale dhe trafikim, i cili për vite me radhë kishte krijuar lidhje me figura të njohura të politikës, biznesit dhe jetës publike ndërkombëtare. Dosjet dhe dokumentet që lidhen me të vazhdojnë të publikohen periodikisht, duke nxitur hetime dhe verifikime në disa vende.

Poll