Gjermani- Policia qëlloi për vdekje një 26 vjeçar ditën e djeshme pasi u përpoq të sulmonte me thikë kalimtarët në rrugë, duke tentuar të bënte të njëjtën gjë me oficerët që bënë përpjekje për ta neutralizuar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:45 të ditës së djeshme pranë qytetit të Dusseldorfit. Pas denoncimeve nga qytetarët të cilët raportonin se një person po i sulmonte në rrugë, oficerët mbërritën në vendngjarje ku qëlluan të riun gjerman duke e lënë fillimisht të plagosur por më pas ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve.
Ky rast vjen vetëm pak ditë pas sulmit terrorist të ndodhur në Gjermani ku një emigrant sirian vrau me thikë 3 persona dhe plagosi 8 të tjerë. Krimi i rëndë ngjalli reagime të shumta kundër emigrantëve në Gjermani, ndërsa kancelari Olaf Scholz u zotua se do të ashpërsonte politikat për deportimin e emigrantëve të paligjshëm. Versus.al








