BOTA /

Tragjedia me 59 të vdekur/ 7 ditë die në Maqedoninë e Veriut, flamuri në gjysmë shtizë! Disa prej viktimave, të paidentifikuara

Shkruar nga Versus
Tragjedia me 59 të vdekur/ 7 ditë die në Maqedoninë e
Fotomontazh: Klubi i natës ku ndodhi tragjedia dhe flamuri maqedonas në gjysmë shtizë

Maqedoni e Veriut- Shteti fqinj, mban 7 ditë zie kombëtare për tragjedinë e ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së dielës në një klub nate në Koçan, ku si pasojë e zjarrit vdiqën 59 persona dhe u plagosën 155 të tjerë.

Deri më tani janë identifikuar 35 viktima, prej tyre 31 nga Koçani dhe 4 nga Shkupi. Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski i cili foli për tragjedinë, ka thënë se objekti ku ndodhi ngjarja e rëndë, kishte licensë të falsifikuar, e cila ishte lëshuar në mars të vitit të kaluar.

Ai paralajmëroi përgjegjësi penale për të gjithë të përfshirë në këtë shkelje që shkaktoi më pas edhe këtë tragjedi në klubin ku mbahej një koncert muzikor.

Ministri i Brendshëm maqedonas, Pançe Toshkovski ka thënë se sipas informacioneve të marra, zjarri ka shpërthyer si pasojë e mjeteve piroteknike që janë përdorur për efekt ndriçimi në koncertin e grupit muzikor “DNK”.

Ministria e Brendshme, në koordinim me Zyrën e Prokurorit Publik ka thënë se janë 20 të dyshuar, 15 prej të cilëve janë nën arrest.

Në mesin e të vdekurve është edhe një zyrtar policor, i cili ishte pjesë e operacionit për të kryer kontrolle në klube nate dhe biznese hotelerie në disa lokacione të ndryshme në Maqedoninë e Veriut. Versus.al

Poll