BOTA /

Tragjike: Mbytet varka me emigrantë në Itali, 20 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

Sipas një zëdhënësi të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) në Itali, rreth 60 persona kanë arritur të mbijetojnë dhe janë dërguar në një qendër pritjeje në Lampeduzë

Shkruar nga Versus

Tragjike: Mbytet varka me emigrantë në Itali, 20 të vdekur dhe

Një tjetër tragjedi në Mesdhe ka ndodhur sot pranë ishullit jugor italian të Lampeduzës, ku një varkë që transportonte rreth 100 emigrantë është përmbysur. Deri më tani janë konfirmuar të paktën 20 viktima, ndërsa dhjetëra persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Sipas një zëdhënësi të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) në Itali, rreth 60 persona kanë arritur të mbijetojnë dhe janë dërguar në një qendër pritjeje në Lampeduzë. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet për 12 deri në 17 persona që ende nuk janë gjetur.

Zëdhënësi i UNHCR-së, Filippo Ungaro, u shpreh në rrjetin social X: “Ndjejmë ankth të thellë për një tjetër anije të mbytur pranë brigjeve të Lampeduzës. UNHCR-ja po ndihmon aktualisht të mbijetuarit.” /Versus.al/

Tags:

lampeduza

Poll