
Sot bëhen plot 3 vite që prej nisjes së sulmeve ushtarake të Rusisë në përpjekje për të pushtuar ukrainën. Më 24 shkurt të vitit 2022 Moska nisi agresionin ushtarak duke nisur nga rajonet lindore të Ukrainës.
Udhëheqësit e vendeve anëtare të Bashkimit Europian kanë mbërritur në Kiev për të risjellë në kujtesë përvjetorin e tretë të pushtimit rus. Kjo do jetë një shfaqje solidaritet përbashkues përballë përçarjes që kanë patur me SHBA-të sa i takon çështjes së Ukrainës.
"Ne jemi sot në Kiev, sepse Ukraina është Evropa. Në këtë luftë për mbijetesë, nuk është vetëm fati i Ukrainës që është në rrezik. Është fati i Evropës", tha në mediat sociale shefja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen me një video të saj duke mbërritur në Kiev së bashku me Antonio Costa, president i Këshillit Evropian.
On the 3rd anniversary of Russia’s brutal invasion, Europe is in Kyiv.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) February 24, 2025
We are in Kyiv today, because Ukraine is Europe.
In this fight for survival, it is not only the destiny of Ukraine that is at stake.
It’s Europe’s destiny. pic.twitter.com/s0IaC5WYh6
Ndërkohë për përvjetorin e tretë të luftës ka reaguar edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i cili përkujtoi viktimat që dhanë jetën për të mbrojtur Ukrainën.
"Tre vjet rezistencë. Tre vjet mirënjohje. Tre vjet heroizëm absolut i ukrainasve. Unë jam krenar për Ukrainën! Falenderoj të gjithë ata që e mbrojnë dhe e mbështesin. Të gjithë ata që punojnë për Ukrainën. I përjetshëm qoftë kujtimi i të gjithë atyre që dhanë jetën për shtetin dhe popullin tone”- shkroi Zelensky në statusin e publikuar në “X”.
Nga ana tjetër, Rusia nuk ndaloi sulmet edhe për këtë përvjetor duke bombarduar me qindra drone gjatë natës rajone të ndryshme të vendit prej ku miliona persona kanë emigruar për t’i shpëtuar luftës duke u vendosur nëpër shtete të tjera fqinje. Versus.al







