BOTA /

Tronditje në gjyqin e Diddy-t - Transmetohet video e pamontuar e reperit që rreh Cassie Ventura-n

Anëtarët e jurisë po shqyrtojnë videon e Diddy-t duke zvarritur dhe shqelmuar ish-të dashurën e tij në një hotel.

Shkruar nga Versus

Tronditje në gjyqin e Diddy-t - Transmetohet video e pamontuar e reperit

Pamjet tronditëse janë transmetuar gjatë gjyqit të Sean Diddy Combs, ku ky i fundit dhunon ish të dashurën e tij Cassie Ventura e cila dëshmoi në detaje rreth sjelljes abusive të reperit ndaj saj.

Pamjet filmike, të regjistruara nga kamerat e sigurisë në një hotel në vitin 2016, shkaktuan tension të fortë në sallën e gjyqit gjatë ditës së dytë të gjyqit të profilit të lartë për shfrytëzim seksual dhe dhunë fizike.

38-vjeçarja Cassie Ventura u përball me ish-partnerin e saj, duke dëshmuar për afërsisht 4.5 orë rreth asaj që pretendonte se kishte përjetuar gjatë marrëdhënies së saj 10-vjeçare me Diddy-n.

Siç deklaroi ajo: "Nuk jam e sigurt se çfarë ndodhi, por Sean më goditi dhe më nxiu syrin dhe e vetmja gjë që mendoja në atë moment ishte të largohesha që andej shëndoshë e mirë."

Incidenti ndodhi, sipas saj, në njërën nga festat e ashtuquajtura "Freak Off":

 "U bë e dhunshme dhe zgjodha të largohesha. "Sean më ndoqi në korridor pranë ashensorëve, më kapi, më hodhi përtokë, më shqelmoi, u përpoq të më tërhiqte zvarrë përsëri në dhomë, më mori gjërat."  

Gjyqi pritet të zgjasë deri në tetë javë, me Diddy-n që është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat kundër tij, të cilat përfshijnë, ndër të tjera, formimin e një organizate kriminale, trafikimin e qenieve njerëzore dhe prostitucion.

Kujdes pamje të rënda:

Videoja tronditëse të Diddy duke rrahur Venturën

Poll