Gjatë një interviste radiofonike me gazetarin konservator Mark Levin, ish-presidenti amerikan Donald Trump bëri një deklaratë për gadishullin e Krimesë që u komentua gjerësisht në mediat botërore.
Trump e përshkroi Krimenë si një territor "gjigant, thuajse sa Teksasi" dhe tha se ajo ndodhet "në mes të oqeanit", duke shtuar se është "e bukur".
Gazetari Levin e ndërpreu menjëherë për të korrigjuar deklaratën, duke i kujtuar se Krimea nuk ndodhet në oqean, por përballet me Detin e Zi. Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte krahasimi i Trump-it me shtetin amerikan të Teksasit.
Sipas "Kyiv Independent", ky krahasim është tërësisht i pasaktë, pasi Krimea është rreth 26 herë më e vogël se Teksasi. Mediat ukrainase e cilësuan këtë si një tjetër shembull të mungesës së saktësisë dhe njohurive gjeopolitike nga ana e Trump. /Versus.al/







