Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka dhënë intervistën e parë pas atentatit të dështuar ndaj tij nga një 20 vjeçar në Pensilvani.
Ai e cilësoi veten shumë me fat që arriti të lëvizte pikërisht në momentin e duhur për të mos u goditur me plumb në kokë.
“Gjëja më e pabesueshme ishte se më ndodhi jo vetëm të rrotullohesha, por të rrotullohesha saktësisht në kohën e duhur dhe në momentin e duhur. Nëse do të isha kthyer vetëm gjysmë, do të goditesha në pjesën e pasme të trurit. Nëse do të isha kthyer nga ana tjetër, do të kishte kaluar drejt e në kafkë. Shanset që unë të bëja një kthesë perfekte ishin ndoshta një e dhjeta e 1%, kështu që nuk duhet të jem këtu”, tha ish-presidenti amerikan.
Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë lavdëroi punën e agjentëve sekretë në mbrojtjen e tij ndërsa shfaqi edhe një mavijosje të shkaktuara nga agjentët në dorën e majtë ndërkohë që përpiqeshin ta mbronin.
Trump theksoi gjithashtu se ajo që ndodhi në Pensilvani, po ndryshon fushatën e tij zgjedhore pasi fillimisht kishte planifikuar një fjalim shumë më agresiv, ndërsa tani tha se do përpiqej të ishte më përbashkues.
“Mendoj se do të ishte shumë keq nëse do të filloja të them se sa të këqij dhe të korruptuar janë të gjithë, edhe nëse është e vërtetë. Nëse kjo nuk do të kishte ndodhur (përfshirë atentatin) do të kisha pasur një fjalim që do të ishte shumë i ashpër. Tani do të kem një fjalim që do të jetë më unifikues”- shtoi ish-presidenti. Versus.al







