BOTA /

Trump nuk ndalet, vendos në shënjestër Brazilin pas Meksikës, kërcënon me tarifa të larta!

Marrëdhënia mes Donald Trump dhe Jair Bolsonaro ishte më shumë se politike – ishte një aleancë personale mes dy figurave të djathta populiste, që ndanin ideologji të ngjashme mbi nacionalizmin, skepticizmin ndaj ndryshimeve klimatike, dhe qasjen mosbesuese ndaj institucioneve demokratike dhe shkencës gjatë pandemisë.

Shkruar nga Versus

Trump nuk ndalet, vendos në shënjestër Brazilin pas

Donald Trump nuk njihet për marrëdhënie të ngrohta me fqinjët e Shteteve të Bashkuara. Në jug, me Meksikën, tensionet janë të njohura, ndërsa edhe në veri me Kanadanë, raportet kanë qenë të ftohta për arsye të ndryshme. Së fundmi, presidenti amerikan ka kthyer vëmendjen drejt Brazilit, duke kërcënuar vendosjen e tarifave deri në 50% ndaj disa produkteve të importuara nga shteti më i madh i Amerikës Latine.

Marrëdhënia mes Donald Trump dhe Jair Bolsonaro ishte më shumë se politike – ishte një aleancë personale mes dy figurave të djathta populiste, që ndanin ideologji të ngjashme mbi nacionalizmin, skepticizmin ndaj ndryshimeve klimatike, dhe qasjen mosbesuese ndaj institucioneve demokratike dhe shkencës gjatë pandemisë.

Trump ka lënë të kuptohet se çdo negociatë dypalëshe me Brazilin do të kushtëzohet jo me çështje tregtare, por me një temë thellësisht politike: gjykimin për nxitje grushti shteti ndaj presidentit Jair Bolsonaro, një nga aleatët më të ngushtë të Trump në skenën ndërkombëtare.

Tregtia SHBA–Brazil: një marrëdhënie me peshë

Sipas të dhënave të zyrës së statistikave amerikane, SHBA kishte një suficit prej 6.8 miliardë dollarësh në tregtinë me Brazilin në vitin e kaluar. Ndër eksportet më të rëndësishme amerikane për Brazilin janë avionët dhe pajisjet hapësinore, karburantet, pajisjet industriale dhe teknologjia elektrike. Një tarifë 50% nga ana braziliane do të prekte rëndë këta sektorë.

Nga ana tjetër, eksportet braziliane drejt SHBA-së në vitin 2024 kanë kapur vlerën mbi 40 miliardë dollarë, ku ndër më të rëndësishmet është nafta e papërpunuar, e cila ka sjellë mbi 5.8 miliardë dollarë në arkën e Brazilit.

Aleanca Trump–Bolsonaro dhe efekti i saj

Bolsonaro është vetëquajtur “Trumpi i Tropikut”, ndërsa gjatë presidencës së tij ndoqi linjën e politikës së jashtme të SHBA-së, përfshirë qëndrimet kundër Kinës. Megjithatë, marrëdhëniet tregtare nuk shpëtuan nga tensionet – SHBA, nën drejtimin e Trump, vendosi tarifa ndaj produkteve braziliane, duke treguar se miqësitë personale nuk mjaftojnë kur interesat ekonomike janë në lojë.

Lula, drejtësia dhe karta kineze

Presidenti aktual i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, ka kaluar vetë nëpër stuhi gjyqësore. I dënuar për korrupsion në vitin 2017 në kuadër të aferës “Lava Jato”, ai u burgos dhe u përjashtua nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2018 – të cilat u fituan nga Bolsonaro. Por më pas, Gjykata e Lartë anuloi vendimet gjyqësore ndaj tij, duke i hapur rrugë rikthimit të tij në politikë dhe rizgjedhjes si president në vitin 2022.

Në një intervistë për “The New York Times”, Lula reagoi ndaj kërcënimeve të Trump, duke theksuar se “Brazili nuk është koloni dhe nuk do të ndjekë urdhrat e askujt”. Ai gjithashtu la të kuptohet se nëse SHBA zgjedh të ndëshkojë Brazilin me tarifa, vendi i tij është i gatshëm të zgjerojë bashkëpunimin tregtar me Kinën.

“Do të shesim atje ku paguajnë më shumë,” deklaroi presidenti brazilian me një ton të prerë, duke i kujtuar Uashingtonit se tregu global nuk rrotullohet vetëm rreth SHBA-së.

Tags:

trump tarifa

Poll