BOTA /

Donald Trump sulmoi Papa Leon, reagon ashpër Meloni: Deklaratë e papranueshme!

Kryeministrja Giorgia Meloni ka dënuar deklaratat e Donald Trump ndaj Papa Leoni XIV, duke i cilësuar si të papranueshme dhe duke mbrojtur rolin e Papës në thirrjet për paqe. Nga ana e tij, Papa ka reaguar duke theksuar se nuk ka frikë nga kritikat dhe do të vijojë të përcjellë mesazhin kundër luftës.

Shkruar nga Versus

Donald Trump sulmoi Papa Leon, reagon ashpër Meloni: Deklaratë e

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka kritikuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump ndaj Papa Leoni XIV, duke i cilësuar ato si “të papranueshme”.

“Fjalët e Presidentit Trump ndaj Atit të Shenjtë i konsideroj të papranueshme. Papa është kreu i Kishës Katolike dhe është e drejtë dhe normale që ai të bëjë thirrje për paqe dhe të dënojë të gjitha format e luftës.”

Reagimi i saj vjen pasi Trump kritikoi qëndrimin e Papës për konfliktin me Iranin, duke e cilësuar atë “të dobët” dhe “të papërshtatshëm për politikën e jashtme”, si dhe duke deklaruar se nuk është “fans” i tij.

Nga ana tjetër, Papa Leoni XIV iu përgjigj kritikave duke theksuar se nuk ka frikë nga presioni politik dhe se do të vazhdojë të mbrojë mesazhin e paqes dhe kundërshtimin ndaj luftës.

Përplasja mes liderëve ka nxitur reagime në arenën ndërkombëtare, në një kohë kur tensionet për çështjen e Iranit mbeten të larta./Versus.al

Poll