Live Updates /

2 mln euro gjobë! Biznesmeni Florian Sula i njohur si bosi i Call Centrave, mbahet peng e dhunohet në Durrës

*Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar më 31 mars në Tiranë, ku një 32-vjeçar është rrëmbyer dhe mbajtur peng nga tre persona, me qëllim përfitimi financiar. *Sipas hetimeve, të dyshuarit janë Jurgen Neza, Kevin Neza dhe Hysen Neza, të cilët dyshohet se kanë marrë peng shtetasin Florian Sula në zonën pranë ish-Parkut në kryeqytet. *Burime nga hetimi bëjnë me dije se viktima njihet edhe si i përfshirë në aktivitet kriminal në fushën e call center-ave dhe dyshohet si “bos call centrash”, i skeduar më herët për mashtrime dhe pastrim parash në ndërtim, si pjesë e grupit të Amant Josifi. *Autorët dyshohet se i janë prezantuar si agjentë të Byroja Kombëtare e Hetimit dhe e kanë detyruar të hipte në automjet, duke e dërguar më pas në një magazinë në Xhafzotaj të Durrësit. *Fillimisht, ata i kanë kërkuar 2 milionë euro, ndërsa pas refuzimit e kanë dhunuar dhe kanë ulur kërkesën në 1 milion euro. *Më pas shuma është reduktuar në 500 mijë euro, pas së cilës viktima është liruar me kusht që të siguronte paratë. *Pas lirimit, 32-vjeçari i është drejtuar policisë dhe ka denoncuar ngjarjen. Si rezultat i hetimeve, Hysen Neza dhe Kevin Neza janë arrestuar, ndërsa Jurgen Neza është shpallur në kërkim.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

4 Postime
1 ORE ME PARE

Pengmarrja e biznesmenit, a fshihet mbrapa gjobëvënies tregu i Call Centerave? Florian Sula, pjesë e grupit të Amand Josifit!

2 mln euro gjobë! Biznesmeni Florian Sula i njohur si bosi i Call Centrave,
Florian Sula

Një rrëmbim i planifikuar me detaje, i maskuar si kontroll policor, ka nxjerrë në pah lidhje të dyshuara mes biznesmenit 32-vjeçar nga Divjaka, Florian Sula dhe rrëmbyesve të tij. 

Konkretisht si porositës i kësaj vepre ishte Kevin Neza i cili kishte njohje me biznesmenin Sula.

Në polici Florian Sula ka pohur se ndaj Kevin Nezës kishte nje borxh një shumë prej 30 mijë euro, borxh të cilin nuk ia kishte kthyer. 

Nisur edhe nga kjo situatë dy vëllezërit Jurgen e Kevin Neza dhe djali i xhaxhit i tyre, Hysen Neza, vendosën ta merrnin peng Sulën në një parkim në zonën e 21 dhjetorit.

Florian Sula i ashtuquajturi biznesmen ndërtimi, në fakt drejton një nga grupet me aktivë të call centrave në Tiranë. 

32-vjeçari njihet edhe si bos call centrash, i skeduar për mashtrim me pasoja të rënda, grup kriminal dhe pastrim parash në ndërtim, pjesë e grupit të Amant Josifit.

Sula ka investuar vitet e fundit qindra mijëra euro në pasuri të paluajtshme nga Tirana në bregdet, sipas një artikulli të publikuar nga Prapaskena. 

Pronat janë blerë me qëllim zhvillim e tyre për të ndërtuar hotele dhe vila, një formë kjo masive për pastrimin e parave të pista.

Një burim policor, i cili po monitoron Florian Sulën me kërkesë të agjencive të huaja ligjzbatuese, tha se Florian Sula, për të kamufluar pastrimin e parave që janë produkt i aktivitetit kriminal, ka përfshirë në skemë njerëz të afërt dhe të besuar.

Dinamika e pengmarrjes

Ngjarja nis pranë ish-Parkut në Tiranë, kur Sula largohet nga një lokal dhe futet në një rrugicë, ku tre autorët të maskuar me kapele, syze i afrohen si agjentë të BKH-së .

Ata e detyrojnë të hypë në automjet, duke e dërguar në një magazinë në Xhafzotaj.

Pasi e kanë dërguar në magazinë në Xhafzotaj, rrëmbyesit në fillim i kanë kërkuar biznesmenit Sula 2 milionë euro për ta liruar, pastaj 1 milion dhe në fund 500 mijë euro pas refuzimeve dhe dhunës fizike.

Në mëngjes vëllezërit Neza e kanë liruar me kusht Sulën që ai të sillte shumën që kishin rënë dakort.

Menjëherë pas kësaj, biznesmeni kallëzon në polici pengmarrësit e tij, duke çuar në arrestimet e shpejta përmes kamerave të sigurisë./Versus.al

2 ORE ME PARE

Rrëmbyen dhe dhunuan biznesmenin për 500 mijë lekë, publikohen FOTO-t e Hysen dhe Kevin Neza

2 mln euro gjobë! Biznesmeni Florian Sula i njohur si bosi i Call Centrave,

Janë publikuar fotot e Hysen Neza dhe Kevin Neza, dy prej të rinjve të arrestuar në lidhje me rrëmbimin e një biznesmeni 32-vjeçar në Tiranë. Në kërkim nga policia është shpallur edhe Jurgen Neza, i dyshuar si bashkëpunëtor në të njëjtën ngjarje.

2 mln euro gjobë! Biznesmeni Florian Sula i njohur si bosi i Call Centrave,
Kevin Neza/ Hysen Neza

Sipas hetimeve paraprake, tre të dyshuarit kanë ndjekur lëvizjet e viktimës pranë zonës së ish-Parkut në kryeqytet dhe e kanë rrëmbyer atë në momentin kur po largohej nga një lokal ku kishte konsumuar kafe.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se autorët janë prezantuar si agjentë të Byroja Kombëtare e Hetimit, duke përdorur mashtrimin për ta detyruar biznesmenin të hipte në automjet.

Pas rrëmbimit, ata i kanë kërkuar fillimisht 2 milionë euro, ndërsa më pas shuma është ulur në 1 milion dhe më pas në 500 mijë euro, pas refuzimit dhe dhunës ndaj tij.

Viktima është mbajtur gjatë natës në një magazinë në zonën e Xhafzotajt në Durrës, ku dyshohet se është ushtruar dhunë fizike.

Ai është liruar në orët e para të mëngjesit, me kusht që të siguronte shumën e kërkuar, dhe menjëherë më pas ka denoncuar ngjarjen në polici, duke ndihmuar në identifikimin e autorëve./Versus.al

5 ORE ME PARE

Detaje nga rrëmbimi si në filma në Tiranë: Ndërtuesi dhunohet dhe mbahet peng gjithë natën, pengmarrësit u paraqiten si agjent të BKH-së

2 mln euro gjobë! Biznesmeni Florian Sula i njohur si bosi i Call Centrave,

Një ngjarje e rëndë kriminale është zbuluar në Tiranë, ku një ndërtues 32-vjeçar është rrëmbyer dhe mbajtur peng për disa orë nga tre persona, të cilët i kanë kërkuar fillimisht 2 milionë euro në këmbim të lirimit.

Ngjarja ka ndodhur më 31 mars, por është bërë publike pas ndërhyrjes së policisë, e cila ka arrestuar dy prej autorëve: Hysen Neza, 33 vjeç dhe Kevin Neza, 25 vjeç. Ndërkohë, është shpallur në kërkim 28-vjeçari Jurgen Neza, vëllai i njërit prej të arrestuarve.

Sipas burimeve, tre autorët – dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre – janë emra të njohur për policinë, me precedentë penalë për vjedhje dhe konflikte të ndryshme, si dhe dyshohet se janë përdorues të lëndëve narkotike.

Viktima, biznesmeni me iniciale F. Sula nga Divjaka, i kthyer nga jashtë rreth dy muaj më parë, kishte qenë prej kohësh në vëzhgimin e autorëve.

Ata kishin ndjekur lëvizjet e tij dhe kishin organizuar me detaje planin e rrëmbimit.

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së ish-Parkut në Tiranë.

Sapo biznesmeni është larguar nga një lokal ku kishte konsumuar kafe dhe ka hyrë në një rrugicë, tre personat i janë afruar të maskuar – njëri me kapele dhe syze, ndërsa dy të tjerët me maska farmacie dhe syze.

Ata janë prezantuar si agjentë të BKH-së dhe, duke e mashtruar, e kanë detyruar të hipte në automjet.

Fillimisht, autorët i kanë kërkuar shumën prej 2 milionë eurosh.

Pas refuzimit, e kanë dhunuar fizikisht dhe kanë ulur kërkesën në 1 milion euro.

Edhe kjo shumë është kundërshtuar nga 32-vjeçari, i cili ka deklaruar se nuk disponon para të tilla. Nën presion, autorët kanë zbritur kërkesën në 500 mijë euro.

Biznesmeni është mbajtur peng gjatë gjithë natës në një magazinë në Xhafzotaj, ku është dhunuar vazhdimisht.

Të nesërmen në mëngjes, autorët e kanë liruar, duke i lënë si kusht sigurimin e shumës së kërkuar.

Menjëherë pas lirimit, ai i është drejtuar policisë dhe ka kallëzuar në detaje ngjarjen, duke çuar në identifikimin e autorëve.

Sipas hetimeve, ata janë zbuluar përmes kamerave të sigurisë në zonat ku kanë lëvizur, edhe pse gjatë gjithë kohës kanë qenë të maskuar dhe të veshur me rroba të zeza.

Burime bëjnë me dije se autorët kishin marrë informacione nga persona ende të paidentifikuar, të cilët u kishin thënë se ndërtuesi mund të mbante shuma të mëdha parash me vete.

Policia vijon punën për kapjen e personit të tretë dhe zbardhjen e plotë të rrjetit që mund të jetë përfshirë në këtë rrëmbim./Versus.al

6 ORE ME PARE

EMRAT/ I riu merret peng në Tiranë dhe dërgohet në Xhafzotaj! Tre persona e dhunuan dhe i kërkuan para

2 mln euro gjobë! Biznesmeni Florian Sula i njohur si bosi i Call Centrave,

Tre persona janë identifikuar nga policia si autorë të një pengmarrje në Tiranë më datë 31 mars të këtij viti. Në pranga kanë rënë 2 prej tyre, Hysen Neza, 33 vjeç dhe Kevin Neza 25 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim J.N, 28 vjeç me banim në Xhafzotaj të Durrësit.

Mësohet se tre personat e dyshuar rrëmbyen një 32 vjeçar në Tiranë dhe e dërguan në një magazinë në Xhafzotaj ku e mbajtën peng për disa orë dhe e dhunuan me qëllim që t’u jepte në këmbim një shumë parash.

View this post on Instagram
 
A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Gjatë operacionit të zhvilluar nga policia, u sekuestruan 5 automjete, 5 celularë dhe një shumë parash e sende të jashtëligjshme. Policia po punon për kapjen e personit të shpallur në kërkim. Versus.al

Poll