BOTA /

Trump paralajmëron Musk për 'pasoja shumë serioze' nëse financon kandidatët demokratë

“Është koha për të hedhur bombën e madhe: Trump është në dosjet e Epstein”, shkroi biznesmeni të enjten në X.

Shkruar nga Versus

Trump paralajmëron Musk për 'pasoja shumë serioze'

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një intervistë me NBC News të shtunën, tha se do të kishte "pasoja shumë serioze" nëse miliarderi Elon Musk financonte kandidatët demokratë për të kandiduar kundër republikanëve që miratojnë projektligjin tatimor të Trump.

Trump nuk pranoi të thoshte se cilat do të ishin këto pasoja në një intervistë telefonike me rrjetin amerikan dhe shtoi se nuk kishte pasur diskutime nëse do të hetonte Musk.

Kur u pyet nëse besonte se marrëdhënia e tij me drejtorin ekzekutiv të Tesla-s dhe SpaceX kishte mbaruar, Trump u përgjigj: "Mendoj se po".

Musk fshin postimin që akuzon Trumpin në rastin Epstein 

Megjithatë, multimiliarderi Elon Musk ka fshirë një postim në platformën X që kishte publikuar në kulmin e mosmarrëveshjes së tij me presidentin amerikan, në të cilin e akuzonte atë për përfshirje në çështjen Jeffrey Epstein, financierit të akuzuar për shfrytëzim seksual të të miturve.

"Është koha për të hedhur bombën e madhe: (Trump) është në dosjet e Epstein ", shkroi biznesmeni në X të enjten, ndërsa mosmarrëveshjet e tij me presidentin republikan degjeneruan në një përballje të dhunshme publike.

“Kjo është arsyeja e vërtetë pse ato nuk janë bërë publike”, vazhdoi ai, duke i uruar ironikisht dhe me hidhërim presidentit një “ditë të mbarë”.

Në përgjigje, Shtëpia e Bardhë u kufizua duke i përshkruar sulmet si “të trishtueshme”, me presidentin amerikan që tha se besonte se biznesmeni e kishte “humbur plotësisht mendjen”.

Njeriu më i pasur në botë nuk dha prova për akuzat e tij, por ripostoi një video të vitit 1992 që tregonte Donald Trump dhe Jeffrey Epstein duke bërë shaka në një festë.

Këto mesazhe nuk janë më në llogarinë e tij. Postime të tjera që Musk shkroi ose ndau, përfshirë një që bënte thirrje për shkarkimin e Donald Trump, u fshinë gjithashtu.

Poll