BOTA /

Trump po shqyrton mundësinë e rinisjes së “Operacionit Liria” në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti amerikan deklaroi se po analizon rinisjen e operacionit për kalimin e sigurt të anijeve, ndërsa tensionet me Iranin mbeten të larta

Shkruar nga Versus

Trump po shqyrton mundësinë e rinisjes së “Operacionit

Donald Trump deklaroi të hënën se po shqyrton mundësinë e rikthimit të “Project Freedom” (“Projekti Liria”), operacioni që parashikon garantimin e kalimit të sigurt të anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit nga ushtria amerikane.

Duke folur në Fox News, Trump pretendoi se Teherani i tha atij se SHBA-të do të duhej të mblidhnin uraniumin e pasuruar nga objektet bërthamore të shkatërruara të Iranit, pasi vetë vendit i mungon teknologjia e nevojshme për ta bërë këtë.

Komentet e Trump erdhën pasi ai hodhi poshtë përgjigjen e Iranit ndaj propozimit të tij për paqe, duke e quajtur atë "krejtësisht të papranueshme". Ai më parë e kishte pezulluar "Planin e Lirisë" për shkak të negociatave të avancuara midis dy vendeve.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Ismail Baghaei, deklaroi se propozimet e Teheranit ndaj SHBA-ve “nuk kanë qenë të tepruara”, duke akuzuar Uashingtonin për “kërkesa të paarsyeshme”.

Sipas tij, Irani synon vetëm të garantojë të drejtat e veta dhe ka paraqitur “propozime bujare dhe të përgjegjshme” ndaj SHBA-ve.

Mes kërkesave të Teheranit përfshihen përfundimi i luftës, heqja e bllokadës amerikane, lirimi i aseteve iraniane të ngrira në banka, si dhe garantimi i kalimit të sigurt në Ngushticën e Hormuzit dhe stabilitetit në rajon, përfshirë edhe Libani.

Zyrtari iranian u bëri thirrje gjithashtu vendeve europiane të mos dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, duke paralajmëruar se duhet të shmangin çdo veprim që mund të dëmtojë interesat e tyre.

“Ky konflikt nuk është vetëm imoral, por edhe i paligjshëm. SHBA-të dhe Izraeli nisën agresionin kundër Iranit. Vendet europiane nuk duhet të mashtrohen”, deklaroi ai.

 

 

Poll