BOTA /

Trump rikthen përdorimin e plastikës, komenti i Elon Musk: E dua aq sa një burrë heteroseksual...

Presidenti Donald Trump ka njoftuar se javën e ardhshme do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për të shfuqizuar lëvizjen e qeverisë federale drejt pipave prej letre, një politikë e nisur gjatë administratës së presidentit Joe Biden.

Shkruar nga Versus

Trump rikthen përdorimin e plastikës, komenti i Elon Musk: E dua aq sa

Presidenti Donald Trump ka njoftuar se javën e ardhshme do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për të shfuqizuar lëvizjen e qeverisë federale drejt pipave prej letre, një politikë e nisur gjatë administratës së presidentit Joe Biden që sipas tij ka dështuar. Trump do të rikthejë përdorimin e plastikës.

Në një postim në Truth Social, Trump deklaroi:
“Javën e ardhshme do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv që i jep fund shtytjes qesharake të Biden për pipat prej letre, të cilët nuk funksionojnë. KTHEHEMI TEK PLASTIKA!” 

Administrata Biden më parë kishte synuar të eliminonte plastikën njëpërdorimshme, duke përfshirë pipat dhe gotat, në të gjitha departamentet federale si pjesë e një nisme më të gjerë mjedisore.

Në përgjigje të njoftimit të Trump, Elon Musk e ndau deklaratën e tij në platformën "X", duke shprehur mbështetjen e tij me komentin:
“Presidenti më i mirë ndonjëherë! E dua aq sa një burrë heteroseksual mund të dojë një burrë tjetër.”

Trump rikthen përdorimin e plastikës, komenti i Elon Musk: E dua aq sa

Ky zhvillim ka nxitur diskutime mbi politikat mjedisore dhe balancën midis shqetësimeve ekologjike dhe konsideratave praktike. /Versus.al/

Tags:

trump musk

Poll