BOTA /

Trump tha se Irani kërkon ndihmë nga SHBA, përgënjeshtron Terehani: Nuk i përulemi Shtëpisë së Bardhë! Do t'i kundërpërgjigjemi

Ata e cilësuan si “të përçmueshme” jo vetëm gënjeshtrat e Trump-it, por edhe kërcënimin e tij të fundit për “rrëzimin” e Udhëheqësit Suprem të Iranit.

Shkruar nga Versus

Trump tha se Irani kërkon ndihmë nga SHBA, përgënjeshtron

Misioni diplomatik i Iranit pranë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork ka reaguar ndaj deklaratave të ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili pretendoi se negociatorët iranianë janë të gatshëm të vizitojnë Shtëpinë e Bardhë.

“Nuk ka pasur asnjëherë ndonjë kërkesë nga ndonjë zyrtar iranian për të shkuar e për t’u përulur para portave të Shtëpisë së Bardhë,” thuhet në një postim të misionit në platformën X, duke cituar burime të BBC-së.

Ata e cilësuan si “të përçmueshme” jo vetëm gënjeshtrat e Trump-it, por edhe kërcënimin e tij të fundit për “rrëzimin” e Udhëheqësit Suprem të Iranit. Kjo deklaratë lidhet me pretendimin e Trump se SHBA-të janë të vetëdijshme për vendndodhjen e liderit suprem iranian, por nuk kanë ndërmarrë veprime “për momentin”.

Në reagimin e tij, misioni iranian thekson gjithashtu se Irani nuk negocion nën presion dhe paralajmëron se çdo kërcënim do të marrë një kundërkërcënim, ndërsa çdo veprim ndaj Iranit do të përballet me masa reciproke. /Versus.al/

Poll