BOTA /

Turqi / 15 kilometra rradhë njerëzore në mbështetje të kryebashkiakut të Stambollit Imamoglut

Janë vendosur mbi 5000 policë për ta kthyer gjykatën në kështjellë - Kryebashkiaku mohon akuzat - Janë shpifje, u përgjigj ai - Mbi 380 arrestime në një ditë

Shkruar nga Versus

Turqi / 15 kilometra rradhë njerëzore në mbështetje të

Mijëra qytetarë u përballën me radhë deri në 15 kilometra teksa tentuan të arrinin në Gjykatën e Lartë të Stambollit për të mbështetur kryebashkiakun e qytetit, Ekrem Imamoglu, i cili është arrestuar prej 4 ditësh.

Në vendngjarje forcat e policisë e kanë kthyer pallatin e drejtësisë në një fortesë teksa janë përforcuar me 5000 kolegë të tyre nga krahina të tjera të vendit.

Imamoglu, i cili në 24 orët e fundit kërkon falje për akuzat kryesore të krijimit të një organizate kriminale, pastrim parash dhe kontakte me terroristët, pritet të dëgjojë vendimin e drejtësisë turke me vetëm dy skenarë dhe shanset më të vogla ka ai i lirimit.

 

Nëse vendimi përfundimtar për njeriun që prej muajsh gëzon pranimin më të madh në shoqërinë turke është burgu, nuk përjashtohet që reagimet e ditëve të fundit të rriten pasi opinioni publik jo vetëm në Stamboll, por edhe në të gjitha qendrat kryesore urbane të vendit duket se po “shkundet” nga tronditja e shkaktuar nga lajmi i arrestimit të mërkurën e kaluar.

Poll