BOTA /

Turqia e shokuar/ I jepet lamtumira 8 vjeçares së vrarë e hedhur në lum

Xhaxhai i vajzës ishte personi i parë që u arrestua si i dyshuar për zhdukjen e Narinit dhe sipas mediave turke, ai kishte mosmarrëveshje me babanë dhe vëllanë e vajzës dhe, sipas të njëjtave burime, i kishte kërcënuar në të kaluarën. Pas zbulimit të trupit të 8-vjeçares Narine, policia ka vijuar arrestimin e 24 personave, mes të cilëve nëna, babai, dy vëllezërit e motrat, katër xhaxhallarë dhe bashkëshortja e xhaxhait të arrestuar fillimisht.

Shkruar nga Versus

Turqia e shokuar/ I jepet lamtumira 8 vjeçares së vrarë e

I jepet lamtumira e fundit 8-vjeçares Narin Guran, trupi i së cilës u gjet 19 ditë pasi u zhduk. Zhdukja dhe vdekja e Narines kanë shokuar Turqinë, duke shkaktuar mbulim të gjerë mediatik dhe deklarata ngushëllimi nga zyrtarë të lartë. Narin u pa për herë të fundit pasditen e 21 gushtit pranë shtëpisë së saj në qytetin juglindor të Diyarbakir. Një operacion kërkimi në shkallë të gjerë u nis, duke përfshirë autoritetet lokale dhe familjen e saj, por përpjekjet për ta gjetur atë fillimisht rezultuan të pasuksesshme. Pas 19 ditësh, trupi i saj u gjet në një përrua rreth një kilometër nga fshati i saj.

Varrimi i Narin Guran u bë në Dijarbakir sot, e hënë, 9 shtator.

Turqia e shokuar/ I jepet lamtumira 8 vjeçares së vrarë e

Pas një autopsie që zgjati gati 11 orë, trupi i Guranit iu dorëzua vëllait të saj në orët e para të 9 shtatorit. Trupi i 8-vjeçares u gjet i futur në një çantë në një shtrat përroi pranë fshatit të saj, raporton hurriyetdailynews.com.

Varrimi i Narinës së vogël u mbajt në një fshat fqinj, megjithëse arkivoli i saj - i mbështjellë me një vello nusërie - u varros në fshatin e saj.

Rasti që tronditi Turqinë


E vogla Narine Guran u gjet e pajetë dje në orën 08:45 buzë një përroi në një thes, me rrobat që kishte veshur kur u pa për herë të fundit para se të zhdukej, e mbuluar me gurë dhe degë.

Gazeta Sabah raporton rrëfimin e parë në lidhje me krimin, duke theksuar se një person i arrestuar në kuadër të hetimeve ka rrëfyer se kryeplaku i fshatit dhe xhaxhai i vajzës i kanë dorëzuar trupin e vogëlushes në një thes dhe ai e ka çuar në përrua.
 
Xhaxhai i vajzës ishte personi i parë që u arrestua si i dyshuar për zhdukjen e Narinit dhe sipas mediave turke, ai kishte mosmarrëveshje me babanë dhe vëllanë e vajzës dhe, sipas të njëjtave burime, i kishte kërcënuar në të kaluarën.

Pas zbulimit të trupit të 8-vjeçares Narine, policia ka vijuar arrestimin e 24 personave, mes të cilëve nëna, babai, dy vëllezërit e motrat, katër xhaxhallarë dhe bashkëshortja e xhaxhait të arrestuar fillimisht.

Mbrëmë vonë në Dijarbakir ka përfunduar autopsia dhe nekropsia e viktimës, e cila ka zgjatur mbi 11 orë, ku është konstatuar se ka thyerje në nivelin e gjurit në gjymtyrën e poshtme të majtë të vajzës.

Në rastin, që është temë dominuese e ditëve të fundit në Turqi, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ndërhyri me postimin e tij në platformën X

Na lëndoi thellë të gjithëve lajmi i hidhur për Narinin, i cili u vra brutalisht. Unë personalisht do të monitoroj procesin gjyqësor për të garantuar që ata që na morën Narin do të marrin dënimin më të ashpër që meritojnë. Dua të dihet se do të marr pjesë personalisht në proceset gjyqësore, në mënyrë që ata që morën fëmijën tonë të marrin dënimin më të ashpër që meritojnë. Lutem për mëshirën e Zotit për vajzën tonë Narin”. - ka shkruar presidenti turk Erdogan në njoftimin në rrjetin social  X.

 
 
Poll