BOTA /

Tym i Bardhë, zgjidhet Papa i ri në Vatikan, pasuesi i Papa Françeskut

Së shpejti do të dëgjohet shpallja tradicionale: “Habemus Papam”, e ndjekur nga prezantimi i emrit të Papës së ri dhe bekimi i tij i parë: “Urbi et Orbi”

Shkruar nga Versus

Tym i Bardhë, zgjidhet Papa i ri në Vatikan, pasuesi i Papa

Tym i bardhë është ngritur nga oxhaku i Kapelës Sistine në Vatikan, duke sinjalizuar se 133 kardinalët zgjedhës kanë zgjedhur Papën e ri. Pas votimeve intensive, është arritur shumica e nevojshme dhe bota katolike është në pritje të momentit historik: shfaqjes së Papës së ri në ballkonin qendror të Bazilikës së Shën Pjetrit.Në votimin e katërt, Konklavi zgjodhi Papën e ri. Tym i bardhë doli në orën 6:08 pasdite nga oxhaku i Kapelës Sistine.

Së shpejti do të dëgjohet shpallja tradicionale: “Habemus Papam”, e ndjekur nga prezantimi i emrit të Papës së ri dhe bekimi i tij i parë: “Urbi et Orbi”. /Versus.al/

Tags:

papa vatikan

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: