BOTA /

U arrestua për korrupsion, Frederica Mogherini lirohet pas marrjes në pyetje! Gjykata: Nuk ka rrezik të arratiset

Shkruar nga Versus

U arrestua për korrupsion, Frederica Mogherini lirohet pas marrjes në

Belgjikë- Frederica Mogherini, rektorja e Kolegjit të Evropës dhe ish-përfaqësuese e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, u lirua nga paraburgimi pasi u mor në pyetje ditën e djeshme lidhur me një hetim për mashtrim dhe korrupsion.

Mogherini u lirua rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që hetimi për mashtrim, korrupion në prokurorime dhe shkelje e sekretit profesional është duke vijuar. Në fokus është mashtrimi që përfshinte shërbimin evropian të veprimit të jashtëm dhe Kolegjin e Evropës.

Në arsyetimin e gjykatës thuhet se nuk përbën rrezik për arratisje nga vendi. Gjithashtu së bashku me Mogherinin u liruan edhe dy të ndaluarit e tjerë Stefano Sannino dhe Cesare Zegretti.

"Pasi u morën në pyetje nga Policia Federale Gjyqësore Belge, të tre individët u informuan zyrtarisht për akuzat kundër tyre. Akuzat kanë të bëjnë me mashtrim dhe korrupsion në prokurim, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional. Ata janë liruar pasi nuk konsiderohen rrezik për arratisje", informuan gjyqtarët. Versus.al

Poll