BOTA /

Ukraina tërhiqet nga Konventa e Otavës, Zelensky firmos dekretin për përdorimin e minave

Diskutimet për një tërheqje nga Konventa kishin nisur që në vitin 2023, por ishin mbajtur larg vëmendjes publike. Me firmosjen e dekretit, Ukraina është tani ligjërisht e lirë të përdorë mina tokësore kundër personit në territorin e saj, si dhe të rifillojë ose zgjerojë prodhimin vendas të këtyre armëve.

Shkruar nga Versus

Ukraina tërhiqet nga Konventa e Otavës, Zelensky firmos dekretin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar një dekret presidencial që formalizon daljen e vendit nga Konventa e Otavës, një traktat ndërkombëtar që ndalon prodhimin, përdorimin dhe transferimin e minave kundër personit.

Lajmi u raportua nga media ukrainase, duke cituar dokumentin zyrtar të publikuar së fundmi. Vendimi vjen në kontekstin e luftës së zgjatur me Rusinë, gjatë së cilës autoritetet ukrainase kanë theksuar nevojën për rishikim të kufizimeve që, sipas tyre, pengojnë një mbrojtje efektive të territorit kombëtar.

Diskutimet për një tërheqje nga Konventa kishin nisur që në vitin 2023, por ishin mbajtur larg vëmendjes publike. Me firmosjen e dekretit, Ukraina është tani ligjërisht e lirë të përdorë mina tokësore kundër personit në territorin e saj, si dhe të rifillojë ose zgjerojë prodhimin vendas të këtyre armëve.

Ky zhvillim pritet të ngjallë reagime ndërkombëtare, pasi Konventa e Otavës, e miratuar në vitin 1997 dhe e ratifikuar nga mbi 160 shtete, konsiderohet një shtyllë e rëndësishme në përpjekjet globale për reduktimin e dëmeve humanitare nga armët shpërthyese. /Versus.al/

Poll