BOTA /

Ulje emergjente në Ankara, avioni i kryeministrit të Spanjës ndërpret fluturimin drejt Armenisë

Shkruar nga Versus

Ulje emergjente në Ankara, avioni i kryeministrit të Spanjës  
Avioni qeveritar që transportonte kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez, është detyruar të bëjë një ulje emergjente në Ankara, gjatë rrugës për në Armenia.

Shkak i ndërprerjes së fluturimit ishte një problem teknik i papritur, i cili detyroi ekuipazhin të veprojë menjëherë për arsye sigurie. Ulja u realizua pa incidente dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Delegacioni spanjoll ndodhet aktualisht në Ankara, ku janë aktivizuar procedurat standarde për situata të tilla, ndërsa ekipet teknike po punojnë për zgjidhjen e defektit. Autoritetet kanë bërë të ditur se udhëtimi drejt destinacionit pritet të rifillojë sapo të garantohet siguria e plotë e avionit. Versus.al

Poll