POLITIKË /

"Shoqëria të reflektojë", reagimi i Sakos për tragjedinë e ndodhur në Durrës

Shkruar nga Versus

"Shoqëria të reflektojë", reagimi i Sakos për

Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako reagoi për vdekjen e 2 fëmijëve dhe plagosjen e një tjetri në zonën e Kënetës pasditen e sotme. Sako tha se e hëna u kthye në ditë zie për të gjithë, ndërsa u shprehu ngushëllimet familjarët.

Mes të tjerash kërkoi që shoqëria të ketë një reflektim të thellë lidhur me ngjarjen e rëndë që shokoi vendin. 

Reagimi i Sakos:

Humbja e jetës së dy engjëjve sot është kthyer në ditë zie për gjithë Durrësin. Si nënë, ndaj dhimbjen e jashtëzakonshme me familjarët e fëmijëve dhe u shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Lutemi së bashku për djalin që ndodhet në Spitalin e Traumës, që të kalojë këtë moment të vështirë dhe të rikthehet sa më shpejt pranë familjes së tij.

Ky aksident i rëndë duhet të shërbejë si thirrje për reflektim të thellë, jo vetëm për institucionet, por për të gjithë ne si individë, prindër, qytetarë dhe shoqëri.

Qofshin të parajsës. Versus.al

Poll