BOTA /

Ushtria e Izraelit tërhiqet nga Gaza, por Netanyahu ka një paralajmërim për Hamasin

Shkruar nga Versus

Ushtria e Izraelit tërhiqet nga Gaza, por Netanyahu ka një

Sot ushtria Izraelite nisi të tërhiqej pasi marrëveshja e armëpushimit me Hamasin hyri në fuqi këtë të premte. Trupat e vendosura në Gaza u zhvendosën drejt vijës së tërheqjes fillestare të dakordësuar pasi edhe kabineti izraelit miratoi marrëveshjen mbrëmjen e kaluar.

Plani i parë i marrëveshjes së armëpushimit parashikon se Hamasi ka 72 orë kohë për të dorëzuar të gjitha pengjet e mbetura, gjallë apo vdekur. Më pas kjo gjë do të pasohet me lirimin e 1950 të burgosurve palestinëzë nga ana e Izraelit.

Ushtria e Izraelit tërhiqet nga Gaza, por Netanyahu ka një

Paralajmërimi i Netanyahut

Menjëherë pas njoftimit për hyrjen në fuqi të armëpushimit, Benjamin Netanyahu mbajti një fjalim ku tha se trupat izraelite do të qëndrojnë në Gaza për të vazhduar presionin ndaj Hamasit derisa grupi të çarmatoset.

Duke qëndruar në territor, Izraeli po “e kap Hamasin nga të gjitha anët në përgatitje për fazat e ardhshme të planit,” tha Netanyahu, duke iu referuar fazës së dytë të planit të paqes të Donald Trump.

Ky plan kërkon që Hamasi të çarmatoset dhe të tërhiqet nga qeverisja në Gaza, e cila gjithashtu do të demilitarizohet.

“Nëse kjo arrihet në mënyrë të lehtë, aq më mirë. Nëse jo, do të arrihet në mënyrë të vështirë,” shtoi Netanyahu. Versus.al

Poll