Një video e rrallë dhe historike nga viti 1896 po qarkullon në mediat sociale pas zgjedhjes së Papës së ri nga Konklavi të enjten pasdite.
Arsyeja? Videoja përshkruan Papën e mëparshëm i cili kishte zgjedhur emrin Leo para Robert Prevost, i cili u zgjodh ditën e djeshme nga Konklava si drejtues i Kishws Katolike.
Pamjet filmike me Papa Leon XIII u filmuan në kopshtet e Vatikanit dhe konsiderohen të jenë një nga herët e para që njerëzit janë regjistruar në film (shënim i red.: videoja është montuar disa vite më parë për t’i shtuar ngjyra).
Papa Leo XIII, i cili shërbeu si Papë nga viti 1878 deri në vdekjen e tij në vitin 1903, besohet të ketë qenë personi i parë që u filmua.
Leo XIII lindi më 2 mars 1810 dhe kur u bënë këto fotografi, në vitin 1986, ai ishte 86 vjeç.
Sipas Wikipedia-s, xhirimet u zhvilluan diku midis qershorit dhe korrikut 1896, të paraprira nga një sërë negociatash derisa u xhiruan tre pamjet e ndryshme, ndoshta në film Kodak.








