BOTA /

Vatikani publikon FOTO-t e para të trupit të Papa Françeskut

Trupi i tij do të transferohet në Bazilikën e Shën Pjetrit ku besimtarët do të mund të bëjnë nderimet e tyre - Kur pritet shërbimi i varrimit?

Shkruar nga Versus

Vatikani publikon FOTO-t  e para të trupit të Papa Françeskut

Vatikani ka publikuar fotot e para të Papa Françeskut brenda arkivolit të tij, si pjesë e ritualit për të konfirmuar vdekjen e tij, siç kërkohet nga protokolli. 

Sipas Vatican News, "gjatë ceremonisë në kapelën e Casa Santa Marta u lexua zyrtarisht shpallja e vdekjes. Akti u ratifikua nga Kardinali Farrell dhe procesi zgjati pak më pak se një orë."

Trupi i Papës më pas pritet të transferohet në Bazilikën e Shën Pjetrit , ku besimtarët do të kenë mundësinë të bëjnë nderimet e tyre. Kardinalët takohen për herë të parë sot, me synimin për të caktuar datat si për transferimin e trupit ashtu edhe për varrimin.

Sipas kushtetutës apostolike Universi Dominici Gregis, e cila përcakton procedurat pas vdekjes së një Pape, shërbimi funeral duhet të kremtohet "midis ditës së katërt dhe të gjashtë nga vdekja e tij".

Kjo do të thotë se varrimi i Papa Françeskut mund të bëhet mes të premtes, 25 prill dhe të dielës, 27 prillit.

Sipas mediave italiane dhe në veçanti agjencisë kombëtare të lajmeve ANSA duke cituar burime nga Vatikani, data më e mundshme për ceremoninë duket të jetë e shtuna, 26 prill.

Vatikani publikon FOTO-t  e para të trupit të Papa Françeskut

Vatikani publikon FOTO-t  e para të trupit të Papa Françeskut

"Vdekja nuk mbaron gjithçka, diçka e re fillon"

Njëkohësisht, sot u bë publik një fragment i shkurtër nga teksti i Papës, i cili shërben si hyrje për librin e kardinalit italian Angelo Scola, i cili do të dalë së shpejti.

"Vdekja nuk përfundon gjithçka, diçka e re fillon." Është një fillim i ri, sepse me jetën e përjetshme – të cilën kushdo që e do e di tashmë në ekzistencën tonë tokësore, të përditshme – fillon diçka që nuk mbaron”, kishte shkruar Françesku.

“Pikërisht për këtë është një fillim i ri”. "Sepse ne do të përjetojmë diçka që nuk e kemi njohur kurrë në formën e saj të plotë: jetën e përjetshme" është trashëgimia që ai lë pas, me këtë tekst të shkurtër./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: