
Astronauti i Apollo 8, William Anders, i cili bëri fotografinë e parë me ngjyra të Tokës nga hapësira, vdiq kur avioni me të cilin po pilotonte u rrëzua pranë ishullit San Juan në shtetin Uashington. Anders ishte 90 vjeç.
Sherifi i Komisariatit të San Juan, Eric Peter tha se avioni me të cilin Anders po fluturonte ishte i vjetër dhe Administrata Federale e Aviacionit njoftoi se Anders ishte vetëm në aeroplan, raporton AP.
Anders bëri fotografinë e parë me ngjyra të Tokës nga hapësira, një nga fotot më mbresëlënëse të planetit tonë nga hapësira. Fotografia është bërë gjatë misionit Apollo 8 në vitin 1968, misioni i parë me njerëz që hyri në orbitën hënore.
Anders më vonë e përshkroi fotografinë si kontributin e tij më domethënës në programin hapësinor. Fotoja është një nga fotot më të rëndësishme në historinë moderne sepse ndryshoi mënyrën se si njerëzit e shikojnë planetin.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.
Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.
Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.
Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.
Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.
Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al

